Një zjarr shpërtheu në një depo nafte në qytetin rus të Bryansk-ut mbrëmë vonë, konfirmuan zyrtarët vendas.
Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Pamjet që janë shfaqur në rrjetet sociale tregojnë një flakë të madhe dhe tym të dendur që del prej aty.
Qytetarët raportojnë se kanë dëgjuar disa herë shpërthime, por nuk dihet saktësisht se nga kanë ardhur.
Qyteti i Bryansk-ut ndodhet rreth 100 kilometra nga kufiri rus me Ukrainën dhe 380 km nga kryeqyteti Moska.
Zjarrfikësit janë ende duke luftuar një betejë të madhe me një zjarr që nuk e kanë vënë ende nën kontroll. /tesheshi.com/