Shtabi elektoral i kandidates demokrate në qytetin e Durrësit, Grida Dumës, ka denoncuar kandidatin e majtë, Vangjush Dako, i cili, sipas shtabit demokrat, po kërcënon komisionerët.
“Ju po luani me jetën time, unë do të merrem me tuajat”,- mësohet tu ketë thënë Dako komisionerëve të KZAZ-së numër 32 në Durrës, sipas PD-së.
Shtabi elektoral i kandidates së djathtë i ka bërë thirrje kundërshtarit të majtë që të tërhiqet nga kërcënimet, ndërsa ende nuk ka një reagim nga ana e kandidatit socialist Vangjush Dako, në lidhje me këtë ngjarje. /tesheshi.com/