Një gjyqtare u ekzekutua mesditën e sotme në Tiranë nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, edhe për faktin se referuar ecurisë së ngjarjes, ky mund të klasifikohet si një krim i paralajmëruar.
Por sot uniformat e policisë së kryeqytetit u përballën me një tjetër denoncim të rrallë, kur një 20 vjeçare me inicialet G.S. denoncoi mamanë e bashkëjetuesit të saj, shtetasen Sh.A, 49-vjeç, për shkak se ushtronte terror.
Sipas informacioneve nga policia, 49-vjeçarja nuk donte që i biri të bashkëjetonte me të renë.
Para policisë, 20 vjeçarja deklaroi se mamaja e të dashurit i është kthyer në një makth pasi vazhdimisht ushtronte presion, duke i thënë se do ta pësonte keq nëse nuk hiqte dorë nga i biri i saj.
Ndaj të dyshuarës materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. /tesheshi.com/