Brenda listave të kandidatëve për Vettingun dhe në ato për deputetë, ka persona ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Denoncimi ka ardhur nga Drejtoresha e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.
Sipas saj drejtoria që ajo drejton ka arritur qe brenda pak kohe të zbuloje disa ish-bashkëpunëtore ne listat e kandidatëve për Vettingun, por edhe ato të kandidatëve për deputete.
Sula e deklaroi këtë fakt ne Emisionin e mëngjesit “7pa5” ne “Vizion Plus”.
Sipas Sules, autoriteti i ka ftuar te gjitha partitë që të verifikojnë listat e kandidatëve, por kjo mbetet në dëshirën e subjekteve.
Ndërsa për sa i përket emrave ne lidhje me reformën në drejtësi, ajo është një detyrim ligjor./tesheshi.com/