Qytetarët e Tel Aviv patën mundësinë të shohin një shfaqje instalacioni që përfaqëson një tryezë të mbushur me njerëz në “Darkën e Fundit” në të cilën Kryeministri Benjamin Netanyahu ulet vetëm dhe është mysafir.
Instalacioni, i cili u vendos në Sheshin Rabin në qendër të Tel Aviv, është një vazhdim i protestave kundër kryeministrit izraelit, në të cilin mijëra qytetarë të pakënaqur kërkojnë dorëheqjen e tij për shkak të udhëheqjes së keqe dhe krizës ekonomike të thelluar nga epidemia e koronavirusit.
Netanyahu është paraqitur si një hedonist i cili ka humbur të gjitha kontaktet e vërteta me qytetarët dhe nevojat e tyre.
Autori i këtij instalacioni, artisti me qendër në Tel Aviv Itay Zalait, shpjegoi në një intervistë se puna e tij ishte bërë nga materiale plastike, pikturuar me ngjyra të gjalla dhe simbolizonte “Darkën e Fshehtë për Demokracinë Izraelite”.
Ky nuk është instalacioni i parë nga Itay Zalait, i cili njihet si kritik i institucioneve izraelite, nëpërmjet artit të tij. /tesheshi.com/