Autoritetet izraelite kanë aprovuar ndërtimin e më shumë se 1.900 njësive të reja të banimit, të paligjshme sigurisht, në Bregun Perëndimor të okupuar.
Eshtë organizata joqeveritare izraelite “Paqe Tani”, e cila thotë se Ministria e Mbrojtjes izraelite ka mbajtur seanca gjatë dy ditëve të kaluara duke aprovuar një plan për ndërtimin e njësive të reja të strehimit në vendbanimet hebraike të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në Bregun Perëndimor.
I njëjti burim raporton se ndërtimi i 1.936 njësive të reja të banimit është aprovuar.
Lëvizja pretendon se qeveria e përkohshme e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po vazhdon procesin e ndërtimit të paligjshëm të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar, megjithëse nuk ka asnjë autoritet për ta bërë këtë.
“Netanyahu saboton çdo shpresë paqeje dhe e shndërron Izraelin në një tokë të aparteidit jodemokratik”, tha organizata joqeveritare izraelite që ka luftuar për dekada të tëra për të kapërcyer krizën e Lindjes së Mesme duke krijuar dy shtete sovrane.
Që nga okupimi i vitit 1967, autoritetet izraelite kanë ndërtuar më shumë se 250 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor, duke strehuar më shumë se 400,000 kolonët hebrenj. /tesheshi.com/