Federica Mogherini, diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, dënoi të martën hedhjen e raketave të Koresë së Veriut mbi Japoninë, duke ofruar mbështetjen e bllokut për çdo bisedim në vazhdim lidhur më këtë çështje.
“Ne mbështesim plotësisht thirrjet për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha në një deklaratë shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të japë një përgjigje të përshtatshme në konsultim të ngushtë me partnerët kryesorë dhe në përputhje me Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Bashkimi Europian ashpërsoi sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut më 10 gusht. /tesheshi.com/