Një gjykatë në rajonin Krime të Ukrainës, i cili është aneksuar nga Rusia, dënoi me tetë 8 vjet burg, liderin e njohur tartar, Akhtem Chiygoz.
Ai u shpall fajtor nga gjykata në kryeqytetin rajonal, Simferopol, për akuza lidhur me një demonstratë të aligjshme në këtë qytet, në shkurt të vitit 2014.
Chiygoz është zëvendëskryetar i Mexhlisit, që është Asambleja e tartarëve të Krimesë, që pas aneksimit ishte shpallur antiligjore nga Rusia.
Në Kiev, ministria e Jashtme e Ukrainës, ka kritikuar ashpër dënimin e shqiptuar nga zyrtarët e gjykatës, duke e cilësuar si të imponuar nga Rusia.
Kjo ministri tha se Chiygoz ishte arrestuar “për shkak të mbështetjes së tij për integritetin territorial të Ukrainës dhe luftën për të drejtat e njeriut”. /tesheshi.com/