Kreu demokrat Basha ia atribuoi Ramës dënimin e Salianjit për shpifje në çështjen “Babale”, duke bërë një lidhje dhe me ligjin e miratuar “anti-shpifje” në parlament.
“Edi Rama ka hedhur sot në erë dy prej kolonave kryesore të demokracisë në Shqipëri. Sot, ai dënoi me vendim gjykate, pa asnjë provë, opozitën dhe median që zbuluan dhe denoncuan përshirjen në trafikun e drogës të vëllait të Ministrit të brendshëm të Edi Ramës”, tha Basha në një dalje për shtyp.
Basha beson se forca që ai drejton do ta mund Ramën, e të shpëtojë gazetarinë së bashku me Shqipërinë.
“Ne jemi Partia Demokratike! Ne jemi sot partia që gëzon besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Bashkë me ta, do të bëjmë të mundur që, me zgjedhje të lira e të ndershme, të shpëtojmë vendin nga ky kryeministër.
Partia Demokratike është dhe do të jetë në krahun e çdo gazetari, në krahun e çdo qytetari.
Mesazhi im për Edi Ramën është i thjeshtë dhe i qartë: I ke bërë llogaritë gabim”, deklaroi Basha. /tesheshi.com/