Presidenti i klubit Skënderbeu, Ardian Takaj ka reaguar ndaj vendimit të UEFA-s për ta dënuar ekipin korçar me përjashtim për 10 vite nga kompeticionet europiane e 1 milion euro gjobë.
“Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi. Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse KAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsin këtë sezon”, – ka thënë Takaj.
Ndëshkimi i Skënderbeut, i akuzuar për trukim ndeshjesh, përflitej prej muajsh. /tesheshi.com/