Edhe Serbia e ka konsideruar të padrejtë vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë për dënimin e Oliver Ivanoviçit me 9 vjet burg për krime lufte.
E nëse për familjarët e viktimave, shqiptarët pra, ai duhej dënuar me burgim të përjetshëm, për serbët ai nuk duhej dënuar fare.
Por jo vetëm kaq. Zëra politikë të Beogradit e kanë konsideruar vendimin ndaj Ivanoviçit si vazhdim i agresionit të NATO-s ndaj Serbisë.
Ndërsa shefi i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, tha se vendimi nuk ka asnjë lidhje me të drejtën dhe drejtësinë, se është vendim për të përulur Serbinë, dhe se mund të cënojë dialogun e nisur me Prishtinën. /tesheshi.com/