Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dënimi i Oliver Ivanoviçit me 9 vite burgim, reagojnë familjarët e viktimave: padrejtësi, meritonte burgim të përjetshëm

by te Sheshi
21/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Dënimi i Oliver Ivanoviçit me 9 vite burgim, reagojnë familjarët e viktimave: padrejtësi, meritonte burgim të përjetshëm

Beograd, 18. decembra 2014. - Lider Gradjanske inicijative SDP Oliver Ivanovic tokom sudjenja. U Osnovnom sudu u Kosovskoj Mitrovici danas je pocelo sudjenje lideru Gradjanske inicijative SDP Oliveru Ivanovicu i jos cetvorici Srba koji su optuzeni da su pocinili neka od najtezih kriviccih dela tokom 1999. i 2000. godine. FOTO TANJUG/ BOKI/ bk

Nga Musa Mustafa

Sot duhej të ishte një ditë e gëzuar për të afërmit e dhjetra viktimave shqiptare të shkaktuara prej Oliver Ivanoviçit, por ja që nuk ndodhi kështu; duke ua lënë atyre dhe një vragë tjetër dhimbjeje, atë prej një vendimi gjygjësor, që dha për serbin vetëm 9 vite burg.

Kështu, lideri dhe themeluesi i formacionit paramilitar serb në veri të Mitrovicës  “Rojat e Urës” e politikani më kontravers serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, është dënuar me 9 vite burgim pasi që është shpallur fajtor për krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000; vendimi ky i dhënë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë

Ndërkohë, ai është dënuar për pikën e parë të aktakuzës, ndërsa për veprën e dytë penale, atë që ka të bëjë me nxitje për vrasje të civilëve gjatë 3 dhe 4 shkurtit të vitin 2000 është liruar.

IMG_8720

Vendimi i së enjtes ka nxitur reagimin e familjarve të viktimave të cilët janë shprehur të pakënaqur, duke e cilësuar atë si të butë. Sipas tyre, Ivanoviç nuk duhej ta kalonte më jetën në liri për krimet që ka kryer, por pas hekurave; pra  duhej të merrte dënim të përjetshëm.

“Kriminelët serbë që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviç, ekzekutuan 31 shqiptarë në “Rrugën e Kovaçëve” dhe në rrugën që të shpie për në lagjen Bair me 14 prill 1999, e të dënohet me 9 vite burgim, kjo është qesharake”, ka thënë për portalin tesheshi.com Shefqet Pllana, babai i dy djemve të vrarë në këtë masakër.

“Unë dhe familja e ime jemi tërësisht të pa kënaqur me një vendim kaq të butë që i kanë dhënë kriminelit Oliver Ivanoviq”, ka shtuar Pllana duke thënë më tej se për të shpaguar gjakun e dy djemve dhe të vrarëve të tjerë në masakrën e 14 prillit 1999, Ivanoviç është dashur të marr dënimin e përjetshëm.

Shaipi

Ndërsa Shapi Canhasi, të cilit iu vra bashkëshortja natën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, pas vendimit të Gjykatës për lirimin e 4 të dyshuarve për këto vrasje ka theksuar se “gjaku i bashkëshortes sime dhe i të vrarëve të asaj nate pare syve të KFOR-it francez dhe para policisë së UNMIK-ut, shkoi dëm.

“Nuk ka drejtësi” ka thënë Shaipi deri sa po pastronte gurin e varrit të bashkëshortes së tij të varrosur në varrezat e qyteti në Vushtrri.

“Nuk do të ndalem këtu, do të luftojë ende në të gjitha institucione e drejtësisë vendore e ndërkombëtare, derisa vrasësit e bashkëshortes sime të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Shaipi thellë i brengosur.

Në rastin e Ivanoviçit, të akuzuar bashkë me të kanë qenë edhe ish-komandanti i MUP-it, koloneli Dragolub Delibashiç, Ilija Vujaçiç dhe Aleksandër Llazoviç, të cilët janë shpallur të pafajshëm nga të gjitha akuzat për vrasje dhe vrasje të rëndë në prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 në Mitrov
icë.

Sipas aktakuzës më 14 prill 1999, në rrugën “Miladin Popoviq”, që në Mitrovicë njihet si rruga e “Kovaçëve”, tani “Ahmet Selaci”, dhe në rrugën për në Bair, Ivanoviç, duke vepruar si komandant i Stacionit në Mitrovicë në kuadër të MPB të Republikës Federale të Jugosllavisë, urdhëroi një grup të caktuar policësh serbë që të vrasin civilë shqiptare, pra të kryenin masakër, edhe pse të shënjestruarit nuk ishin direkt të përfshirë në luftime.

Viktimat ishin: Avni Abazi, Mehmet Sefari, Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana, Shefki Kosumi, Fatmir Mustafa dhe Skender Paqarada.

Ndërsa pas luftës, më 3 shkurt të vitit 2000 grupe të policëve të MUP-it dhe të “Rojave të Urës” iu bashkuan një grupi spontan të serbëve të Mitrovicës Veriore të cilët hynë në ndërtesat ku jetonin familjet shqiptare, me qëllim të dëbimit apo dhe vrasjes së tyre, siç dhe ndodhi. Këto grupe i vranë personat në vazhdim duke përdorur mjete eksplozive, armë dhe thika.

Viktimat e kësaj ndërhyrje ishin: Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rukeci, Nimon Sejdiu, Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharrem Sokoli dhe Selime Berisha.

Oliver Ivanoviç u arrestua në janar të vitit 2014, ndërsa ka kaluar 20 muaj në paraburgim deri në shtator të vitit 2015 kur edhe i është caktuar masa e “arrestit shtëpiak”.

Pas shpalljes fajtor dhe dhënies së dënimit prej 9 viteve burgim, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Romulo Mateus që i dënuari për krime lufte Oliver Ivanoviç të dërgohet në paraburgim e jo në “arrest shtëpiak”, siç ka qenë deri më tani.

Pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorit, Trupi Gjykues vendosi që Ivanoviç të qëndrojë në “arrest shtëpiak” derisa aktgjykimi të shpallet i plotfuqishëm.

Mirëpo këtë e ka kundërshtuar avokati i Ivanoviçit, Nebojsha Vllajiç, duke thënë se paraqitja e tij në gjykatë është dëshmi që ai do t’i përgjigjet drejtësisë, andaj edhe duhet të mbesë në “arrest shtëpiak”. Vlajiç, tha se klienti i tij edhe pse e ka pasur parasysh se mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm, është paraqitur në gjykatë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!
Sociale & Shoqëri

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Skandali i bartjes së birrave nga nxënësit për mësuesit, reagon Komuna e Malishevës: po e ndjekim si rast

Skandali i bartjes së birrave nga nxënësit për mësuesit, reagon Komuna e Malishevës: po e ndjekim si rast

Si të përgatisni vetë një sushi të shijshme në shtëpi (video)

Si të përgatisni vetë një sushi të shijshme në shtëpi (video)

Shqipëria e 33-ta, Kosova e 122-ta për liri ekonomike sipas Fondacionit Heritage

Shqipëria e 33-ta, Kosova e 122-ta për liri ekonomike sipas Fondacionit Heritage

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni