Një gjykatë speciale në Pakistan ka dënuar me vdekje ish-presidentin Pervez Musharraf, duke e akuzuar atë për tradhti.
Musharraf, i cili është në mërgim në Dubai, i ka mohuar akuzat.
Vendimi u dha nga një trup gjykues me tre gjyqtarë i kryesuar nga gjyqtari i Gjykatës Supreme të Peshawar-it, Waqar Ahmad Seth.
Musharraf u akuzua për tradhti të lartë në vitin 2014 për vendosjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe pezullimin e Kushtetutës së 2007-ës.
Ai kapi pushtetin në Pakistan në një grusht shteti në vitin 1999.
Musharraf është njëherësh një ish-gjeneral pakistanez me katër yje. /tesheshi.com/