Dëmtohet nga persona të panjohur pllakati përkujtimor për të rënë serbë gjatë luftës në Grackë të Vjetër të Lipjanit, pikërisht aty ku ditë më parë presidenti Thaçi bëri homazhe dhe vendosi lule.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç, e ka dhënë alarmin tek mediat serbe për këtë që ka ndodhur, duke paralajmëruar dhe një vizitë aty për të parë nga afër incidentin. /tesheshi.com/