Policia kroate ka gjuajtur me armë zjarri një grup emigrantësh të paligjshëm që po përpiqeshin te kalonin në Slloveninë fqinje. Zyrtarët kroatë thonë se të shtënat lanë një burrë të plagosur rëndë.
Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinoviç u tha gazetarëve se grupi po përpiqej të kalonte në Slloveni, por nuk tha se sa njerëz ishin në këtë grup dhe as nuk u detajua kombësia e tyre.
Kroacia ka kohë që ka pranuar emigrant nga Lindja e Mesme dhe Azia qendrore që po përpiqen të arrijnë te vendet më të pasura të BE-së. Disa kalojnë në Kroaci nga Bosnja pa u deklaruar fare në kufi.
Kroacia, e cila dëshiron të bashkohet me zonën pa kufij të BE-së Shengen, duhet të bindë Brukselin se është në gjendje të menaxhojë në mënyrë efektive kufirin e jashtëm të bllokut, një çështje veçanërisht e ndjeshme që nga kriza e emigrantëve që është aktive që nga 2015-ta.
Bosnja fqinje, e cila është bërë një qendër emigrantëve që nga viti 2018, ka akuzuar vazhdimisht Kroacinë për kthimin e emigrantëve në Bosnje, edhe kur ata gjenden në territorin e saj. Shumë prej tyre janë ankuar për brutalitetin e oficerëve të policisë kroate, pretendime që Kroacia i ka hedhur poshtë. /tesheshi.com/