Partia Demokratike është shprehur në mbështetje të protestës së avokatëve, duke e cilësuar atë si një protestë të drejtë. Sipas PD-së, përcaktimi i pagës minimale për avokatët nga qeveria është në kundërshtim me Kushtetutën dhe arbitrar.
“Rritja e detyrimit për sigurimin shoqëror e shëndetësor deri në 4 herë më shumë, do të bëjë që 60% avokatëve të paguajnë deri në 300 mijë lekë në muaj sigurime, ndërsa 40% deri në 250 mijë lekë në muaj, pavarësisht nëse kanë pasur ose jo të ardhura. Caktimi i pagës për profesionet e lira, që nuk kanë lidhje me shtetin, është e drejtë e tyre kushtetutese”, deklaron deputeti demokrat, Eduard Halimi.
Ai shton se kjo masë tregon urrejtjen e Edi Ramës për shtresën e mesme dhe prek 23 profesione të lira, që Partia Demokratike u del në krah. /tesheshi.com/