Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Demir Hyskja sërish në skenë…për t’u bërë “Qytetar Nderi”

by te Sheshi
30/12/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Demir Hyskja sërish në skenë…për t’u bërë “Qytetar Nderi”

Nga Bardha Nergjoni

Në prag të 78-vjetorit të lindjes aktori i mirënjohur i Kinematografisë shqiptare u gëzua me një dhuratë që ndoshta ishte lënë në harresë, siç vetë aktori e ka ndjerë shpesh veten.  Në nder të tij u zhvillua një ceremoni për dorëzimin e titullit “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për kontribut të shquar në promovimin e artit dhe kulturës qytetare të Elbasanit, për vlerat e spikatura në Teatër dhe Kinematografi, si një aktor i përmasave kombëtare”.

Dashnor Vaja 2_31

Në fakt, këtë titull Demir Hyskja e ka marrë qysh në tetor të vitit 2007 bashkë me aktorin e mirënjohur Robert Ndrenika dhe regjizorin Lec Shkllaku, në përvjetorin e teatrit Skampa. Nuk dihet pse por ceremonia e dhënies së këtij titulli u zhvillua 8 vjet më vonë.

Dashnor Vaja 2_28

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare dhe mbi të gjitha i teatrit Skampa, është ngjitur në skenë me vështirësi dhe i emocionuar për të marrë titullin  e vlerësimit nga kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Altin Idrizi.

Aktori i madh falenderoi bashkinë dhe të gjithë qytetarët për këtë vlerësim. Fjalët ishin të pakta por emocionet të mëdha pasi ngjiti sërish atë skenë ku janë fiksuar shumë role në jetën e tij artistike. Më 1 janar, Demir Hyskja feston 78-vjetorin e lindjes.

Ka kohë që ditët e aktorit janë pranë godinës së artit por pa aktrim. Orët më të shumta i kalon në oborrin e një shtëpie njëkatëshe pranë shkollës “Qamil Guranjaku”, here-herë kur ndjehet mirë zbret për një kafe me shokë në kafenenë e teatrit Skampa, pranë skenës që e deshi aq shumë. E përditëshmja e tij është e zakonshme, me pak harresë dhe me shumë mundime për shkak të moshës dhe shëndetit të dobësuar.

Pjesa tjetër, e shkuara e jetës dhe e artit, i përket nostalgjisë dhe kujtimeve. Mjafton ndonjë bisedë me të që të nisë rrëfimi. Fëmijëria, kapriçot, pasionet, konkursi për aktrim, sheshet e xhirimit, skena e teatrit, batutat mes kolegësh, aktorët Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sandër Prosi…detajet janë një jetë.

Prej vitit 1992, “Artisti i Popullit” ka dalë në pension. Ndjen mall për teatrin dhe për filmin dhe sa herë që flet, i veçon. “Secili zhanër ka vlerën e vet, por teatri mbetet i pazëvendësueshëm. Në film xhirohesh dhe të shohin të tjerët, në teatër je përballë publikut, gjithçka e përfton në çast dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

220px-Demir_hyskja

Demir Hyskja tregon se profesioni i tij ka qenë teknik ndërtimi dhe aktrimi nisi nga një nevojë e asaj kohe por që u kthye më pas në profesion jete.  Pas shkollës në Elbasan, të mesmen e vazhdon në Teknikumin e Tiranës. Në këtë zanat ka punuar rreth 6-7 vjet si teknik ndërtimi. Martohet herët, por ligji e detyron të shkojë në shërbimin ushtarak. Ndoshta i shtyrë edhe nga ky fakt vendos ta provojë për t’u pranuar në degën e aktrimit duke synuar vazhdimin e shkollës së lartë.

“Në vitin 1962 u hap dega e aktrimit. Kisha dhënë ca prova me grupet amatore dhe isha mirë. Ndaj vendosa të konkuroj në Tiranë”. Kështu nis për të rrugëtimi i gjatë i aktorit. Konkurron para një regjizoreje sovjetike, e cila e vlerëson dhe Hyskja pranohet për aktrim. Gjithçka dukej shumë e bukur dhe e lehtë për të. Por me gruan që sapo kishte lindur fëmijën e parë dhe me kushtet e vështira financiare të asaj kohe, detyrohet ta braktisë shkollën. Pas lajmit se në Elbasan do të hapej teatri, kthehet në qytetin e lindjes e fillon punë në teatër.

maxresdefault

“Kam interpretuar dhjetra role. Gjatë gjithë karrierës time mund të jenë rreth 100 role në teatër dhe ja 30 në filma”. Disa nga filmat që kujton janë “Mëngjese lufte” (1971), “Kur zbardhi një ditë” (1971), “Fije që priten” (1976), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Nëntori i Dytë” (1982), “Dhe vjen një ditë” (1986) etj.

Por rrëfimi pashmangshëm e çon në rolin e parë. Tregimet e aktorëve ndodh shpesh që të mbushen me humor por edhe me të papritura. “Eh, roli i parë ishte një rol si për lëmoshë. Pas ca provash për filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”, që është xhiruar në Gjirokastër, më lajmëruan me telegram që të shkoja se nisnin xhirimet. Vuajta të zitë e ullirit gjersa mbërrita. Sapo i zbrita autobusit para turizmit, i pari që takova ishte artisti i madh Naim Frashëri. “Po ku je o mendjemadhi i Elbasanit”, më thërret. “Po ti ku je o mendjemadhi i Republikës”, iu përgjigja. Më përqafoi fort e nisëm punën po atë ditë”. Edhe pse shpesh për shkak të shëndetit detyrohet të mbyllet në shtëpi, 40 vitet në skenë apo në sheshxhirim i bëjnë gjithnjë shoqëri bashkë me personazhet, regjisorët, aktorët, perdja e teatrit që ngrihet e ulet pas duartrokitjesh të gjata, një çak filmi… i përtërijnë emocione të përjetshme.

Shqetesimet-e-nje-vjeshte

Ndonëse aktorin Hyskja e kemi fiksuar më shumë në filma, dashuria e tij janë rolet në teatër. Sa për shfaqjet dhe rolet më të mira të tij në teatër shprehet: “Gjatë gjithë asaj kohe që kam punuar jo gjithmonë kemi bërë vezë të kuqe, si i themi ne këtu nga Elbasani, por kemi bërë edhe laramane, ndoshta ndonjë ka mbetur dhe e bardhë fare. Por ato që konsiderojmë shfaqjet më të mira nuk harrohen kollaj. Kujtoj këtu pjesët ‘Familja e Peshkatarit’, ‘Dy krisma në Paris’. Unë me Astrit Çermën kemi patur role interesante si përshembull, Astriti gjykohej për vrasje dhe unë kisha rolin e avokatit mbrojtës duke e mbrojtur nga vdekja. Kjo shfaqje pati vlerat e veta në kohën e vet. Ka patur edhe shfaqje të tjera të realizuara me mjeshtëri. Nga fundi është ‘Tokë e ndezur’. Roli që më kanë lënë mbresa dhe që mendoj se unë kam marrë vlerat e tij është Ramë Ulnikaj tek ‘Tokë e ndezur’ e Fahri Balliut”, përfundon aktori elbasanas.

Ndërkohë që kinematografi prodhohet pak për të mos thënë aspak, teatri vazhdon dhe aktorë të rinj ngjiten në skenë në gjurmët e më të vjetërve. Demir Hyskja është një ndër aktorët protagonistë si në teatër ashtu edhe në filmin shqiptar, i cili me pasionin dhe talentin e tij qe jetëgjatë në skenë dhe plotësoi me dinjitet e përkushtim pjesën e tij të historisë në artin shqiptar. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Zaev dorëzon “bombat” në Prokurorinë Speciale, mes tyre dhe rastin “Monstra”

Zaev dorëzon “bombat” në Prokurorinë Speciale, mes tyre dhe rastin “Monstra”

Barcelona e mbyll vitin me festë, madrilenët e Atletico-s buzëqeshin në fund

Barcelona e mbyll vitin me festë, madrilenët e Atletico-s buzëqeshin në fund

Kërcënimet për akte terrori e lënë Brukselin pa fishekzjarre në natën e ndërrimit të viteve

Kërcënimet për akte terrori e lënë Brukselin pa fishekzjarre në natën e ndërrimit të viteve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni