Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është përpjekur të kompleksojë Vetëvendosjen në prag të votimit të Demarkacionit. Në përpjekjë për të siguruar votat e nevojshme, ndëkohë që VV nuk lëviz nga qëndrimi i saj kundër, Veseli ka luajtur kartën e vizave, si për t’ia lënë përgjegjësinë e mosliberalizimit kësaj force, nëse Demarkacioni nuk kalon
“Unë besoj shumë se do të kemi një shumicë e cila do të tejkalojë limitin e dy të tretave (të votave), në të cilën jo vetëm se do të jenë mbi 80 deputetë të cilët do ta votojnë, përfshirë edhe Listën Serbe, por besoj shumë në reflektimin, i cili është pozitiv. Se sa ka guxim nga Vetëvendosje, nga një pjesë e tyre që ta votojnë, por ka lëvizje bukur të mëdha në kuptimin e pozicionit, ngase asnjë arsye më nuk është që të bllokohet votimi i shënjimit të kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Veseli në një prononcim për REL.
“Kjo duhet të ndodhë. Nuk ka askush të drejtë të abuzojë me vullnetin e qytetarëve dhe ta mbajë Kosovën të izoluar”, ka shtuar ai. /tesheshi.com/