Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Demarkacioni, gjeografi Florim Isufi: fakte të reja pse është gabim

by Te Sheshi
24/01/2017
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Demarkacioni, gjeografi Florim Isufi: fakte të reja pse është gabim

Është prej njerëzve të parë që ka ngritur zërin se demarkimi i kufirit me Malin e Zi është bërë gabim. Fare nuk dyshon në këtë, për çka thotë se në ditët në vijim do publikohet edhe një hulumtim që e dëshmon një gjë të tillë.

Thotë se çështjen e Demarkacionit vetëm strukturat qeveritare mund ta zgjidhin, pasi ato e kanë krijuar problemin.

Bëhet fjalë për profesorin e gjeografisë Florim Isufi, i cili sot nuk është ftuar nga qeveria për të marrë pjesë në komisionin për matjen e territorit.

Isufi, në një intervistë për tesheshi.com flet edhe për kërcënimin që u bëri së fundmi kryeministri Mustafa atij dhe kolegut Shpejtim Bulliqi, derisa ka një mesazh edhe për deputetët të cilët do vendosin për ta ratifikuar apo jo marrëveshjen në fjalë.

Intervistoi: Blendi Gashi

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të mbetet e pazgjidhur, dhe pritet që sërish të rikthehet për ratifikim në Kuvend. A vazhdoni ju si gjeograf t’u qëndroni deklarimeve se demarkimi i kufirit është bërë gabim? Ç’porosi keni për deputetët? 

Fajtor për moszgjidhjen e problemit të demarkimit të vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi është qeveria e Kosovës. Ajo asnjëherë nuk iu qas këtij problemi bazuar në rezultatet shkencore, por veç duke anashkaluar realitetin dhe duke tentuar që ta ratifikonte pa një analizë të hollësishme. Unë si gjeograf vazhdoj të mbështetem në fakte shkencore, si fakte të pamohuara dhe të verifikuara në çdo kohë dhe nga çdokush. Deputetët të vendosin sipas bindjes së tyre, sepse në fund ata do të ballafaqohen tërë jetën e tyre me hijen e demarkacionit.

A jeni takuar ndonjëherë me kryetarin e komisionit shtetëror Murat Meha për t’ia thënë në sy shqetësimet tuaja? Po me banorët e Rugovës? Nëse po, çfarë ju kanë thënë konkretisht, pasi qeveria ka mohuar të ketë pranuar ankesë nga banorët e zonës?

Me profesorin shumë të respektuar nuk jam takuar asnjëherë, as për këtë çështje e as për çështje të tjera. Me banorët e Rugovës po, me dhjetëra herë, ndërsa atë territor e kam vizituar me qindra herë në vitet 2012/13/14. Banorët e Rugovës, mua si ekspert i pavarur dhe të tjerëve, na kanë furnizuar me shumë fakte të shkruara dhe praktike nga ajo trevë.

Keni publikuar disa harta të cilat sqarojnë çështjen e Demarkacionit. A keni ndonjë hartë që nuk e keni publikuar dhe që do e shfaqni për opinionin në ditët në vijim?

Unë së bashku me profesor Bulliqin kemi publikuar me dhjetëra harta me saktësi të madhe dhe zyrtare deri më tani. Nuk  mund ta kuptoj se si ende ka struktura politike dhe profesionale qeveritare që i mbyllin sytë dhe luajnë rolin e avokatit të Malit të Zi. Kjo na ka shtyrë që të hyjmë më thellë në analiza shkencore, dhe jemi në përfundim të vërtetimit definitiv të lëvizjes së vijës kufitare. Shpresoj se nuk do të ketë më struktura politike dhe profesionale qeveritare që do të mund të kundërshtojnë, ndërsa opinioni do të bindet se diçka nuk ka shkuar si duhet. Hulumtimi së shpejti do të publikohet.

Sot u mbajt takimi i parë i ekspertëve për matjen e territorit me propozim të kryeministrit Mustafa. A keni marrë ju personalisht ftesë të jeni pjesë e këtij komisioni? 

Jo nuk kam marrë ftesë për këtë takim. Mendoj se matja e territorit është akt i mirë, por pasi të mbyllet poligoni i hapësirës matëse. Pastaj matja e territorit nuk është aq e lehtë, dhe gabimet profesionale e teknike mund të jenë të mëdha, me ose pa vetëdije. Nuk mendoj se ky komision ka profesionalizmin e mjaftueshëm për të matur territorin, aq më tepër kur ky komision përbëhet nga institucionet që aspak nuk kanë përvojë në matje të territorit, përveç të dërguarit nga Agjensia Kadastrale e Kosovës. Institucionet për prodhim dhe shpërndarje të elektricitetit, privatizimit, AKP-së, etj., nuk janë të dedikuara për matje të territorit shtetëror. Konsideroj se është tallje e radhës nga qeveria.

Kryeministri Mustafa ka thënë se nëse vërtetohet se Kosova nuk humbet territor do të kërkojë përgjegjësi ligjore ndaj atyre të cilët kanë akuzuar për një gjë të tillë. I frikësoheni kërcënimit të kryeministrit?

Së pari, kryeministri Mustafa e ka të qartë se Kosova humbet territor. Këtë njohuri e ka edhe nga banorët e Rugovës dhe nga shoqata e intelektualëve të Rugovës, të cilët më mirë se të gjithë e dinë këtë problem. Së dyti, kryeministri e di se ka fakte të shumta dhe të pamohuara. Bazuar në këto fakte dhe në faktet e reja të cilat ende së bashku me ekspertët nuk i kemi publikuar, nuk frikësohem aspak. Fundja, politika me aparaturën shtetërore mund të bëjë gjithçka, por lirinë e fjalës mund ta ndalin vetëm në mesjetë dhe në sistemin komunist. Me sa unë e di, nuk jemi duke jetuar në këto dy periudha kohore.

Akademik Hivzi Islami, në dhjetor të vitit të kaluar juve dhe deputet Bulliqin ju quajti diletantë, imbecilë. Ç’kundëpërgjigje keni ndaj fyerjeve që ju bëri profesori juaj?

Unë e konsideroj veten se kam një përvojë akademike dhe se komunikimi me opinionin duhet të jetë me kujdes maksimal. Vetëm kështu mund të valorizohet tradita kulturore kombëtare në komunikim, sidomos mes intelektualëve. Unë nuk mund të flas keq dhe për të metat e profesorit tim, sepse edhe unë jam profesor i dikujt, e as për studentët e mi, sepse edhe unë kam qenë student i dikujt. Kaq!

Për fund, si ekspert i fushës, a keni një propozim si të arrihet deri te zgjidhja e kësaj çështjeje?

Problemi ka lindur nga strukturat politike qeveritare, dhe mund ta zgjidhin vetëm ato. Nëse ju duhet ndonjë ndihmë profesionale, jam i gatshëm t’ua jap. Kjo varet nga ato, jo nga unë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
CAS-i i hedh poshtë Serbisë ankimimin kundër pranimit të Kosovës në UEFA

CAS-i i hedh poshtë Serbisë ankimimin kundër pranimit të Kosovës në UEFA

Specialja e Maqedonisë me dy lëndë të reja: i implikuar edhe Gruevski

Specialja e Maqedonisë me dy lëndë të reja: i implikuar edhe Gruevski

Princi danez i blen gruas për ditëlindje ishullin 10 milion dollarësh

Princi danez i blen gruas për ditëlindje ishullin 10 milion dollarësh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni