Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Demarkacioni: deputetët kosovarë “nxjerrin pisqollat” në Facebook

by te Sheshi
20/07/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Demarkacioni: deputetët  kosovarë “nxjerrin pisqollat” në Facebook

Nga Blendi Gashi

Tashmë, si për shumëkënd, edhe për politikanët, por sidomos ata kosovarë, Facebook-ut po shndërrohet në “arenë dyluftimesh” për çështje të ndryshme. Por Demarkacioni me Malin e Zi, ëshët ai që së fundit i ka zhytur me kokë në kompiuter, i-Pad a smartfone, dy deputetë kosovarë, të cilët kanë nisur të ekzekutojnë verbalisht njëri-tjetrin, për atë se kush është më patriot.

Ata janë zv/ministrin Bajram Gecaj, i cili është edhe këshilltar i kryeministrit Mustafa, me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.

Të dy politikanët në fjalë vijnë nga rajoni i Dukagjinit.

Dauti i ka kërkuar Gecajt që fjalët që po ia thotë opozitës për Demarkacionin, t’ia thotë edhe familjarëve dhe bashkëvendasve të tij dhe të mos e mbroj Isa Mustafën e Murat Mehën.

“Po i shoh zyrtarët e qeverisë që po heqin dorë nga vlerat që u ndërtuan me mund dhe sakrificë!
Vendasi im dhe familjari i shumë bashkëluftëtarëve të mi Bajram Gecaj, është mirë që fjalët që ia thotë opozitës, t’ia thotë familjes së vet, fshatit të vet, bashkvendasve të vet se pse iu dha Malit të Zi edhe Bjeshka e Llukës së Deçanit, prej nga vjen edhe vetë ai
”, ka deklaruar Haradinaj.

Gecaj: Haradinaj po manipulon!

Ky mesazh i Dautit jo pak ka nervozuar zv.ministrin Gecaj i cili ka thënë se deputeti Haradinaj po manipulon me familjarët dhe familjen Gecaj.

Gecaj thotë se Dautit nuk i ka hije dhe nuk ka të drejtë të përdor familjen Gecaj për qërim hesapesh politike, kur e njeh mirë luftën dhe sakrificën e gjeneratës së bashkë-familjarëve të familjes në fjalë.

“Vlerat kombëtare të familjes Gecaj, zotëri Haradinaj, nuk i kemi krijuar vetëm në luftën e fundit, e që aq lehtë (siç thoni ju) të heqim dorë nga to. Ato vlera janë krijuar me djersë, mund, gjak, sakrificë e flijime të gjeneratave të tëra të familjes sime. Andaj, edhe po të doja unë, nuk më lejon ai gjak dhe ajo sakrificë të devijojë, të mashtrohem, të më pushtoj lakmia apo madje-madje as të gabojë; diçka që kurrë në histori nuk i ka ndodhë asnjë të vetmi anëtarë të familjes Gecaj. Nuk më lejojnë të heq dorë nga ato vlera as varret e të parëve të mi të cilët pushojnë në anën e kundërt të po atij kufiri”, thekson Gecaj.

 Gecaj i thotë Haradinajt: Shpjego pse AAK më 2007 dërgoi të njëjtën vijë kufitare në insitucionet evropiane

Zv.ministri Gecaj i ka kërkuanr deputetit Haradinajt që të shpjegojë së pse AAK-ja gjatë vitit 2007 kur udhëheqi qeverinë, dërgoi të njëjtën vijë kufitare nëpër institucione relevante evropiane.

“Ju sugjeroj zotëri Haradinaj që, në vend se të tentoni të etiketoni një familje tradicionalisht kombëtare, luftën politike ta mbani në rrafshin politik, ndërsa popullit t’ia shpjegoni pse përdorni një çështje aq të ndjeshme për përfitime të pastra të politikës ditore. Shpjegoni opinionit se pse qeveria e udhëhequr nga AAK në vitin 2007 kishte dërguar të njëjtën vijë kufitare në institucionet relevante evropiane, vijë e cila pastaj ishte përdorur edhe në procesin e pavarësimit të Republikës së Kosovës”, shprehet Gecaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
E konfirmuar në shifra: “Lazarati” ka pushtuar Shqipërinë

E konfirmuar në shifra: “Lazarati” ka pushtuar Shqipërinë

Nga Sinan ÜLGEN: Pasojat strategjike të dështimit të grushtit të shtetit në Turqi

Nga Sinan ÜLGEN: Pasojat strategjike të dështimit të grushtit të shtetit në Turqi

Azerbajxhani i vë kyçin një universiteti të Gylenit, si dhe një numri organesh mediatike

Azerbajxhani i vë kyçin një universiteti të Gylenit, si dhe një numri organesh mediatike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni