Anëtari i delegacionit serb në dialogun e Brukselit, Dragan Vasileviç, deklaroi se kanë arritur marrëveshje për telekomunikacionin, por priten bisedime të vështira për arritjen e kompromisit në lidhje me Asosacionin e komunave serbe, energjetikën dhe parkun e Paqes.
Lajmin e bën të ditur agjencia serbe, Beta sipas së cilës delegacioni i Beogradit është “shumë i kënaqur sepse Serbia do ta ketë kompaninë e saj” në Kosovë.
Delegacioni i Kosovës nuk e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, nisën një raund të ri bisedimesh me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. /tesheshi.com/