Mediat ruse kanë shpërndarë një video që tregon se si u ekzekutua me shpërthim ish-lideri vetë-shpallur Republikës Popullore të Donetskut (DNR), Aleksandër Zakarçenko.
Pamja tregon se si shoqërohet nga një eskortë duke iu afruar kafenesë “Separ”.
Një nga rojet e sigurisë shkoi për të kontrolluar sallën, pas së cilës drejtuesi i DNR-së së bashku me truprojen hynë në kafene.
Pak sekonda më vonë, pati një shpërthim. Pak minuta me vonë rezultoi se Zakarçenko kishte vdekur. Dyshohet se bomba ishte fshehur nën llampën e tavanit të lokalit.
Kjo ngjarje ndodhi më 31 gusht, pra para një muaji. /tesheshi.com/