BlackBerry Aurora është pajisja e parë e hedhur në treg nga kompania, e cila sjell mundësinë e përdorimit të dy kartave.
Sa i përket specifikave, pajisja fuqizohet nga Snapdragon 425 dhe ka ekran ‘touchscreen’ me 720p, të madhësisë 5.5 inç. Memoria RAm ka kapacitet prej 4GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me 32GB. Departamenti i kamerave përbëhet nga kamera kryesore me 13MP dhe kamera dytësore prej 8MP. Bateria prej 3,000 mAh mundëson funksionimin e telefonit.
Çmimi i pajisjes është rreth 260 dollarë dhe për momentin mund të porositet vetëm në Indonezi./tesheshi.com/