Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

I del emrin në krizën e BESËS, kreu i LOGOS – A në Shkup, Adnan Ismaili: kush jam unë dhe roli im në politikë e shoqëri

by te Sheshi
12/01/2018
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
I del emrin në krizën e BESËS, kreu i LOGOS – A në Shkup, Adnan Ismaili: kush jam unë dhe roli im në politikë e shoqëri

Kriza e Lëvizjes BESA, ka përfshirë në debatet publike në Maqedoni edhe emrin e Adnan Ismailit, themeluesit dhe presidentit të shtëpisë botuesë LOGOS-A, me qendër në Shkup.

I përfolur si njeriu që qëndron pas BESËS, duke i dhënë emrit të tij dhe një konotacion konspirativ, Adnan Ismaili, paksa diskret në raportet me publikun, e pothuajse në distancë me median, ka zgjedhur të qartësojë pozicionin e tij me gjithë çka thuhet për të.

Ai, ndër të tjera, shpjegon se çfarë e lidh me BESËN, por që nga ana tjetër thotë se ka qenë pranë çdo partie në kohë të ndryshme, si ndihmëtar i tyre për hir të kauzave kombëtare e sociale….

Letra e plotë publike e Adnan Ismailit:

Të nderuar,

Meqë është bërë një kohë më e gjatë që emri im përflitet në kontekst të politikës shqiptare në Maqedoni, për fat të keq edhe me nota negative dhe shpeshherë fyese, por edhe për arsye se tashmë disa media më kanë kontaktuar për të marrë prononcimin tim në lidhje me këto përmendje, ndjej detyrim intelektual dhe njerëzor të shpjegoj ca gjëra.

Unë, Adnan Ismaili, jam pedagog në Universitetin e Tetovës dhe drejtues i SHB “Logos-A” nga Shkupi. Meqë për vite të tëra, përveç afirmimit të kulturës shqiptare, kam vepruar edhe në fushën e humanitetit dhe bamirësisë, kam krijuar miq gjithandej dhe jam i lumtur për të kaluarën time.

Sa i takon politikës, deri tash nuk kam qenë anëtar i asnjë partie politike, por kam ndihmuar gjithnjë kur kam besuar te partitë e caktuara. Fjala bie, i kam ndihmuar me aq sa kam mundur PPD-së, duke qenë i bindur se ajo ishte lëvizje popullore shqiptare. Pastaj i kam ndihmuar PDSH-së, duke besuar në nacionalizmin e artikuluar nga i ndjeri Arbën Xhaferi, një mik i imi dhe, përgjithësisht, mik i librit. I kam ndihmuar edhe BDI-së, duke qenë i bindur se ajo ishte një parti që erdhi përmes UÇK-së dhe duke pasur parasysh sakrificën e bijve më të mirë të kombit, kam ndihmuar ku e si kam mundur dhe as për këtë nuk jam penduar kurrë.

Po ashtu e kam ndihmuar edhe Lëvizjen BESA, duke besuar se ajo përfaqësonte një identitet autokton të shqiptarëve të Maqedonisë dhe duke e respektuar vullnetin e të rinjve shqiptarë që iu bashkuan asaj. Është fakt edhe ajo që një pjesë e këtyre të rinjve, që e kanë udhëhequr Lëvizjen BESA, i kam njohur që nga mosha shumë e re, jam interesuar për ata që të edukohen dhe arsimohen me vlera të larta morale dhe kombëtare. Si edhe shumë të tjerë, edhe ata i kam konsideruar shokë dhe jam përpjekur që ata të zhvillohen në personalitete që do të shërbejnë në ngritjen e vlerave të mirëfillta njerëzore në nënqiellin tonë. Në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe kryetari i deritanishëm i Lëvizjes BESA, si dhe disa anëtarë të Kryesisë. Asnjëherë prej tyre nuk kam kërkuar asgjë, pos që t’i shërbejnë me dinjitet dhe njerëzillëk të mirës sonë të gjithmbarshme.

Por, gjërat sot kanë degjeneruar mbase dhe për disa prej tyre tash jam bërë një “person i apostrofuar”, ngase ata pa peris në gojë më përmendin dhe më ulin në bankën e të akuzuarit për gjëra që unë nuk kam asnjë lidhje. Po, e vërtetë është se me disa nga drejtuesit e Besës jemi takuar shpesh, kemi biseduar e diskutuar se çfarë mund të bëhet e si mund të ndihmoj edhe unë, por në asnjë rast nuk kam besuar se disa nga këta djem do të shkelin mbi të gjitha parimet njerëzore dhe, duke më marrë mua karshi, do të përpiqen të realizojnë agjenda që nuk di se kujt i shërbejnë. Sipas meje, ky grup i vogël e kanë marrë tërkuzën nëpër këmbë, i kanë tradhtuar parimet me të cilat dikur mburreshin dhe sot nuk e përmbajnë dot veten për t’i implikuar të gjithë ata që mbase dikur edhe u kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme. Nuk po flas për bukëshkalët, se ajo është në kategori tjetër të debatit, por do të doja t’ia bëj me dije opinionit se Adnan Ismaili as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të jetë pjesë e asnjë loje politike që e bëjnë partitë e caktuara.

Unë do ta respektoj secilën parti politike, së paku aq sa ato kanë respekt për interesin e përgjithshëm të popullatës, ndërsa në asnjë mënyrë, karakteri im nuk ma lejon, nuk do të pajtohem me të gjithë ata që, si rrjedhë e egocentrizmit të tyre dhe shërbimit ndaj agjendave të ndryshme, do të përpiqen të shkaktojnë dëme. Në asnjë mënyrë nuk mund të rri rahat kur njerëzit që kam pasur shpresë se janë edukuar ndryshe, sot bashkë me persona të tjerë të kërcënojnë dhe të ushtrojnë dhunë. Dhe, në këtë kontekst, lajmi se prof. Nexhbedin Kahremani – një profesor i nderuar universitar, tashmë është drejtues i Besës, për mua është një sihariq se megjithatë ka shpresë për politikën shqiptare në Maqedoni derisa ajo i respekton intelektualët e denjë dhe dinjitozë.

Sidoqoftë, dëshiroj t’i lus ata që kanë edhe një fije respekti për mua, por pse jo edhe gjithë opinionin publik, që të mos abuzojnë me emrin tim, ndërsa në lidhje me procesin që tashmë po zhvillohet në Besa uroj të kalojë sa më mirë, pa probleme dhe telashe. I tërë opinioni duhet ta dijë se unë në asnjë mënyre nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj dhunën dhe pasionin për pushtet të disa personave që, si pasojë, sjell shkatërrimin e tërë procesit të veprimit demokratik në mesin e shqiptarëve. Kurrë nuk e kam bërë këtë dhe gjithnjë do të jem kundër kësaj. Prandaj, duke qenë i bindur se veprimet e këqija nuk i shërbejnë askujt, u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen, të mos e ulin nivelin e komunikimit e mos ta nëpërkëmbin dinjitetin e dikujt tjetër dhe ta lëndojnë zemrën e kujtdo qoftë. Politika, besoj unë, i ka normat e saj, që rregullohen përmes procedurave demokratike, që procesi të përfundojë ashtu si u ka hije njerëzve me dinjitet.

Fundja, fjalët janë si gozhdat e ngulura në dru: edhe nëse pastaj pendohesh dhe i heq, gjurmët mbeten. Unë nuk do të doja të lëmë gjurmë të këqija pas vetes.

Me nderime!

Adnan Ismaili

Shkup, 11.01.2018 /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?
Diplomaci

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Next Post
Mësoni veçantinë e tour skiing, një mënyrë ndryshe e skijimit

Mësoni veçantinë e tour skiing, një mënyrë ndryshe e skijimit

Në Maqedoni janë gjetur 28 paketime me barna të falsifikuara

Në Maqedoni janë gjetur 28 paketime me barna të falsifikuara

Ndërron jetë ikona e valles shqiptare Rexhep Çeliku, para katër ditësh u pagëzua “Nderi i Kombit”

Ndërron jetë ikona e valles shqiptare Rexhep Çeliku, para katër ditësh u pagëzua “Nderi i Kombit”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni