Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot emrin e pasardhësit të Erion Veliaj në ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Rama, përmes një mesazhi në Facebook shkruan se në krye të kësaj ministrie do të vendoset z. Blendi Klosi.
“Blendi Klosi do jetë ministri ynë i ri Mirëqenies Sociale për të çuar më tej reformat rrënjësore të nisura nga Erion Veliaj”,- shkruan Rama në Facebook.
Erion Veliaj u largua nga ky post pas angazhimeve të tij të reja dhe kandidaturës për kreun e bashkisë së Kryeqytetit. Pas dy vite në drejtimin e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka dhënë dorëheqjen për ti kushtuar vëmendjen e duhur betejës elektorale për bashkinë e Tiranës. /tesheshi.com/