Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimanilizimin, në Krujë Partia Demokratike ka kërkuar largimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi.
Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji i shoqëruar nga qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës, kanë kërkuar sot hetim të plotë për atë çfarë Bushi ka fshehur nga e shkuara e tij. Duke e rrethuar bashkinë me shirita “skenë krimi” Salianji i drejtoi disa pyetje publike kryebashkiakut dhe kryeministrit Rama.
“A ka përdorur kryebashkiaku emrin Kastriot Cakoni që nuk e ka deklaruar? A është dënuar në Itali për prostitucion, trafik dhe shpërndarje narkotikësh?”, – pyet Salianji.
Sekretari i PD u shpreh më tej se çlirimi i institucioneve nga krimi është emergjencë kombëtare dhe se të dhënat e fshehura në formularët e vetëdeklarimit do të ndiqen me prioritet nga Partia Demokratike dhe Prokuroria. /tesheshi.com/