Nga Madridi ku po merr pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë me dije se synimi i opozitës është tashmë nxjerrja jashtë nga disa bashki e përsonave me rekorde kriminale.
“Ne jemi te vendosur për kalimin e ligjit për dekriminalizmin dhe ç’është më e rëndësishmja implementimi i këtij ligji, nxjerrja e kriminelëve jashtë nga Kuvendi, jashtë nga zyrat e kryetarëve të bashkive”.
Pas largimit të treshes Frroku – Prenga – Ndoka, tre më të shigjetuarve nga ana e opozitës në parlament, duket se synimi është kjo gjë të bëhet realitet dhe në pushtetin lokal, aty ku opozita pretendon se po drejtojnë njerëz të inkriminuar. Fjala është për Bushin e Krujës dhe Roshin e Kavajës. /tesheshi.com/