25 qershori si datë zgjedhjesh, ka marrë së fundi dhe bekimin zyrtar të kreut të shtetit nëpërmjet aktit të dekretimit, ku përfshihen dhe zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë.
“Në respekt të Kushtetutës dhe dispozitave të kodit zgjedhor si dhe bazuar në kërkesën e krerëve të mazhorancës dhe opozitës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë, pjesë e kësaj marrëveshje politike, Presidenti i Republikës vendosi të miratojë: Ndryshimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë me 25 qershor 2017. Gjithashtu Presidenti ka vendosur të dekretojë të njëjtën datë, 25 qershor 2017, dhe për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë”, thuhet në njoftimin e Presidencës shqiptare. /tesheshi.com/