Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dekorimet brenda familjes politike: nga Enver Hoxha te Sali Berisha

by te Sheshi
09/12/2015
in Kryesore, Kujtesë, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Dekorimet brenda familjes politike: nga Enver Hoxha te Sali Berisha

Nga Ylli Pata

Kredoja antikomuniste e PD-së u kompromentua rëndë të martën në mbrëmje, ku në kuadër të jubileut të 8 dhjetorit, datës që përkujton nisjen e rebelimit studentor në Tiranë ndaj regjimit komunist, nga presidenca  shqiptare erdhi lajmi i dekorimit nga ana e kreut te shtetit, Nishani, të ish-liderit demokrat, Berisha, me urdhërin e “Flamur-it të Kombit”, si meritë kjo për udhëheqjen e lëvizjes studentore.

Por akti i Nishanit për Berishën, është vijimi i ritualit politik  të “heroizimit me vendim partie”, gjë që haset pothuajse në të gjithë  traditën komuniste, pa llogaritur këtu faktin që në këto lloj dekorimesh nuk merren aspak në konsideratë kontestimet e ardhura nga opinioni publik karshi të dekoruarit. Mirë do ishte që për një të dekoruar, së paku të ekzistonte një konsensus sa më i gjerë.

nishani-berisha

Pra, ajo që ndodhi të martën mbrëma me presidentin Nishani dhe ish-liderin e tij, Berisha, është zgjatim i një përvoje që Shqipëria mori nga tradita komuniste e rusëve në emërimin e heronjve, dëshmorëve, apo edhe proletarëve me tituj si “Mjeshtra të mëdhenj” apo “Mjelëse të dalluara”.

Ne kemi dhe rastin e një shoferi që u shpall “Hero i Punës Socialiste”, pasi u tha kishte bërë aq shumë rrugë sa që punonte për vitin 2000. Dhe kjo ndodhi  , pikërisht në vitin 1976. Më vonë, pas rënies së komunizmit, u përfol se shoferi llërëpërveshur e gjithë eradjersë nga sforcoja për ta realizuar planin e tejkaluar atë, kishte falsifikuar fletëudhëtimet.

Dhe ky model nderimesh nuk ndali. Ai vijoi të aplikohej dhe në tranzicion. Presidentët shqiptarë të 25 viteve, nuk maten a krahasohen me standartin që lënë në drejtim të institucionit të Presidencës, sharmin politik apo atë të një shtetari serioz, por me sasinë e dekoratave dhe titujve që lëshojnë sa andej-këndej, për këtë e atë, nganjëherë dhe duke provokuar debate, serioze ose me humor mbi subjektin e dekoruar dhe motivin.

Në sot kemi me titullin “Mjeshtër Pune” gjer dhe  parodistë dhe pantonimistë, por që janë lënë në harresë të pavlerësuar njerëz me merita të jashtëzakoshme, nga modestia individuale, apo të mos qenit në kampe politike, që i ka bërë të mos kenë asnjë shenjë nderimi në gjoks.

Presidenti Bujar Nishani, i ka dhënë një dekoratë të lartë ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për kontributin e tij për lëvizjen studentore, ndërkohë që shumë protagonistë të lëvizjes akuzojnë Berishën se ka ardhur në lëvizje “nga jashtë”.

Ndërkohë, z. Berisha është ende në politikë aktive, pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të PD-së.

Zakonisht, dekoratat vlerësuese jepen kur politikanët tërhiqen dhe nderimi për ta merr një konsensus sa më të madh nga palët.

Haxhi Lleshi dekoron Enver Hoxhën
Haxhi Lleshi dekoron Enver Hoxhën

Ish-diktatori komunist, Enver Hoxha, mbante dekoratën e lartë “Hero i Popullit”, plus një dyzinë medaljesh të tjera që ia kishte thënë presideni i atëhershëm, Haxhi Lleshi, i cili ishte edhe anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së, pra i partisë që drejtonte Enver Hoxha.

Dekorimin e propozoi byroja, ndërkohë që Hoxha ishte kryetar i saj.

Kështu, historia duket sikur përsëritet dekada më vonë dhe në një tjetër sistem, pikërisht me aktin e së martës ku Bujar Nishani president, i cili ka qenë anëtar i kryesisë dhe ministër i PD-së, dekoroi kryetarin e tij, Sali Berisha.

Pas Enver Hoxhës, edhe Mehmet Shehu, kryeministri më jetëgjatë i kohës së komunizmit mori dekoratën e lartë “Hero i Popullit” nga Haxhi Lleshi. Vetë Lleshi u dekorua më pas nga pasardhësi i tij Ramiz Alia, i cili gjithashtu ishte dekoruar nga Lleshi më parë.

Pra të gjithë rezultojnë si “pjesëtarë të ajkës së kombit” po me vendim partie.

Haxhi Lleshi dekoron Kadri Habziun
Haxhi Lleshi dekoron Kadri Habziun

Asnjë president i zgjedhur pas vitit 1992 nuk ka zhbërë me dekret apo me ligj urdhrat e medaljet që kanë marrë në 50 vjet krerët komunistë.

Pse ka ndodhur kështu? Të jetë harresë?!

Nuk ka arsye të besohet kjo kur në të gjithë Lindjen komuniste ka precedentë të zhbërjes juridike të heronjve me urdhër.

Të parin vendim e mori Nikita Hrushovi për Stalinin, e që u ndoq me radhë nga vendet e Lindjes pas rënies së komunizmit.

Zhbërja apo heqja e dekoratës së Enver Hoxhës, do t’i jepte edhe ligjërisht të drejtë të përndjekurve nga diktatura që kërkojnë drejtësi reale nga sistemi demokratik.

Mirëpo kjo nuk ka ndodhur pasi kasta politike shqiptare nuk është shkëputur nga mentaliteti i caktimit “hero” me urdhër.

Kjo ndodhi që në vitin 1995, kur presidenti i  atëhershëm, Sali Berisha i dha titullin “Pishtari i Demokracisë” vetëm një grupi studentësh dhe la një pjesë tjetër, pikërisht atë që i kish dalë kundër politikisht, por që ishte po aq pjesë e lëvzjes.

Askund si në Shqipëri nuk aplikohet kaq pa finesë por me një trashësi ulëritëse aksioma aspak racionale “fituesi shkruan historinë”.

Realisht, historia shkruhet pas kalimit të një farë kohe, nga njerëz kompetentë dhe shkencëtarë, të cilët duke qëmtuar, gjykuar dhe renditur faktet, artefaktet, dokumentet e dëshmitë, arrijnë në një përfundim të ftohtë për aksh person apo aksh ngjarje. Por kjo nuk po ndodh ende. Është një komunistoizëm që vijon të gjallojë sot e gjithë ditën. Për fat të keq, edhe me kontributin e vyer të së djathtës. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Helmohet nga ushqimi: Donikaj Kadaj Bujupi shkon në arrest shtëpiak

Helmohet nga ushqimi: Donikaj Kadaj Bujupi shkon në arrest shtëpiak

A do të zhduken smartfonët brenda 5 vitesh?

A do të zhduken smartfonët brenda 5 vitesh?

Lulzim Basha, Veliajt: do t’i çojmë një kastravec në vend të gjobës

Lulzim Basha, Veliajt: do t’i çojmë një kastravec në vend të gjobës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni