Me diferencë të pakët kohore, vetëm disa orë, presidenti Meta ka bërë dy dekorime, duke vënë “pranë e pranë” këngëtarin Ylli Baka dhe regjisorin Dhimitër Anagnosti.
Të parin e emërtoi si “Mjeshtër të Madh”, njëherësh duke provokuar shumë reagime, ndërsa të dytin, i cili mbetet një ndër ikonat e kinemasë shqiptare, e nderoi me “Urdhërin Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Për Ylli Bakën, Meta tha se “ai tashmë i ka fituar me meritë zemrat dhe duartrokitjet e ngrohta të publikut, duke u bërë me repertorin e tij pjesë e pandashme e gëzimeve në familjet shqiptare”.
Ndërsa për Anagnostin tha se “filmat e Anagnostit edhe pse të krijuara në një kontekst historik të caktuar, jo vetëm nuk janë peng i kohës, por falë vizionit e talentit të Tij dhe gjuhës së pasur filmike, përcjellin mesazhe universale nga një kohë në tjetrën, duke mbetur përherë aktualë”. /tesheshi.com/