Grupi i deputetëve i Listës Serbe ka kumtuar sot se kryetar i saj është Slavko Simiq dhe se Aleksandar Jablanoviq vetveten e ka shpallur kryetar pa përkrahjen e deputetëve serbë.
Përmes një kumtese për medie, kjo parti thotë se “e ka dënuar përpjekjen e re të kthesës politike të cilën përpiqet ta bëjë i vetëquajturi Aleksandar Jablanoviq”, për të cilin thuhet të jetë “burimi kryesor i konfliktit dhe i përçarjeve”.
“Është përpjekur ta mashtrojë e ta manipulojë Zyrën për regjistrimin e partive politike. Presim që për këtë të deklarohet detajisht KQZ i cili po shqyrton dokumentacion të rremë dorëzuar kësaj Zyre pa vulë e pa autorizim të përfaqësuesit të Listës Serbe të Slavko Simiq”, thuhet në kumtesë.
Kumtesa përfundon se Aleksandara Jabllanoviq nuk ka përkrahje te populli serb. /tesheshi.com/