Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, tha për mbështetjen dhe ndihmën e Kinës dhe Rusisë për Serbinë në luftën kundër Covid-19, se ai pajtohet me deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Anthony Godfrey se kjo nuk është një konkurs popullariteti dhe se çdo ndihmë është e rëndësishme.
“Nëse Kina dhe Rusia mund të ndihmojnë Serbinë dhe të tjerët në Ballkanin Perëndimor, kjo është e shkëlqyeshme,” i tha ai Zërit të Amerikës (VoA).
Palmer tha se edhe Bashkimi Evropian po ofron ndihmë në rritje, e gjithashtuShtetet e Bashkuara po ofrojnë ndihmë direkt për vendet individuale në Ballkanin Perëndimor, si dhe përmes mbështetjes për institucionet ndërkombëtare, por theksoi se kjo ndihmë është nganjëherë reciproke.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë shumë bujarë, duke lejuar amerikanët të kthehen nga vendet e tyre në SHBA, shpesh pa ndonjë kosto. Serbia e ka bërë këtë, Mali i Zi dhe Shqipëria. Ne jemi mirënjohës për partneritetin dhe shfaqjen e solidaritetit”, tha ai.
Nevojat më të mëdha janë në Serbi, si dhe në rajon dhe pjesën më të madhe të botës, tha Palmer, testet, pajisjet e kujdesit personal dhe mbështetja emergjente.
Javën e kaluar, 6,000 teste mbërritën në Serbi nga SHBA.
Ai thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në gjendje të përgjigjen fuqishëm ndaj kërcënimit të koronavirusit, falë në masë të madhe për përpjekjet e bëra nga SHBA dhe të tjerët për t’i ndihmuar ato vende të zhvillojnë kapacitetin e tyre shëndetësor. /tesheshi.com/