Ka qenë deputetja Hajdari ajo që ka bërë të parin reagim ndaj deklarimeve të Metës, ku më shumë se një propozim për zgjidhjen e krizës, sulmoi ashpër ndërkombëtarët për 30 qershorin dhe qëndrimet e tyre të fundit kundër tij dhe aksioneve të opozitës.
“Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar.
Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri”, shkruan Hajdari, që është njëherësh dhe e përkëdhelura e tyre që pas djegies së mandateve. Ndërsa nga mazhoranca, si nga Rama e si nga zëdhënësja e qeverisë Spiropali, ka dalë vetëm një frazë ironike: “Amanet mushkat se Baba Xhikja na la”. /tesheshi.com/