Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Deklarata e Elvis Rroshit e shkruar prej një muaji: gati largimi i dy kryebashkiakëve të tjerë

by Te Sheshi
31/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Deklarata e Elvis Rroshit e shkruar prej një muaji: gati largimi i dy kryebashkiakëve të tjerë

Dorëheqja e Elvis Roshit ka qenë një fakt i vendosur prej kohësh. Madje priten largime të tjera.

“Palët vetëm po luajnë sipas skenarit të përcaktuar”, tha një zyrtar i rëndësishëm mazhorancës për tesheshi.com.

Deklarata zyrtare e dorëheqjes së kryetarit të bashkisë së Kavajës është shkruar të paktën prej një muaji dhe për këtë ka dijeni edhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Shkurt e qartë: amerikanët i kanë kërkuar Edi Ramës që të largojë njerëzit e përfolur. Në listë pritjeje është edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Edi Rama nuk ka bërë postin në rrjetet sociale për largimin e Elvis Roshit, por një qëndrim zyrtar në faqen e Kryeministrisë.

Pas një shpjegimi “politik” të rastit Roshi, kreu i qeverisë thekson se “Duke e konsideruar të përfunduar shërbimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës, do të vazhdoj ta mbështes me gjithë zemër projektin ambicioz të Rilindjes Urbane të Kavajës”.

Kjo pjesë në fakt është pjesa më e rëndësishme e asaj deklarate ku Rama thekson se gjithçka erdhi pas një verifikimi të thellë të rastit të Elvis Roshit.

Por burime të tesheshi.com, theksojnë se “koka e Elvis Roshit i ishte dhënë me kohë me tepsi Lulzim Bashës, në mënyrë që ky i fundit të votojë reformën në drejtësi, madje është bërë me garanci të forta”.

Por, çështja është se për Kavajën luhen edhe interesa të mëdha financiare më shumë sesa politike dhe këto kanë nisur të luhen pas fitores së Erion Veliajt në Tiranë.

Rama arriti të marrë bashkinë e madhe të Tiranës, e cila tashmë ruan dhe mbledh interesa multimilionere me mbledhjen edhe të komunave përreth qytetit.

Por e treta në radhë pas Tiranës dhe Durrësit, si bashkia me më shumë interesa financiare është Kavaja, e cila administron një territor të gjerë: që nga Shkëmbi i Kavajës e deri në Divjakë.

Kjo bashki administron Golemin, Qerretin, Plazhin e Gjeneralit dhe Spillenë që përfaqësojnë interesa të fuqishme ekonomike në ndërtime fshatrash turistike dhe lejesh ndërtimi shumë milionëshe.

Pikërisht pas 21 qershorit Edi Rama u bë edhe më i brishtë pasi grumbulloi rreth vetes me bashkitë e fituara të gjithë bregdetin shqiptar përveç Lezhës. Kjo ka sjellë përplasjen në radhë të parë me Ilir Metën, sidomos pas humbjes së bashkisë Pogradec.

Në këto çaste që tashmë “u mbyll misioni Roshi” ka nisur loja e interesave në zonën ku një vit më parë u kthye në “Epopenë e Lagunës Blu” në Golem.

Siç mësohet tashmë Rama pret hapin e parë nga Lulzim Basha, që të pranojë takimin me të pas ditës së nesërme. Nëse do të ndodhë lëvizja e kreut të opozitës “pas 1 qershorit” atëherë pritet të largohet edhe emri i dytë siç është kryebashkiaku i Krujës. Ka gjasa edhe ai i Laçit, meqë zgjedhjet më 21 qershor u zhvilluan edhe pa rival.

Kështu në kufi të dy muajve ose në vjeshtë në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme lokale në disa vende, të cilat janë test real për politikën shqiptare.

Bëhet fjalë për në Peshkopi, Laç, Krujë, Kavajë dhe sipas gjasave edhe ndonjë bashki tjetër.

Me rregull treshi, por edhe me konjukturë, sipas gjasave do t’i fitojë të gjitha Partia Demokratike.

Madje rikthimi në Kavajë do të cilësohet politikisht edhe si “marrja e Jeruzalemit”. Dhe që në fakt është një trofe i rëndësishëm jo vetëm politik, por edhe një pasuri e rëndësishme financiare për atë që do të marrë “kalanë e Kavajës”. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Dekriminalizimi, KQZ iu heq mandatin 18 këshilltarëve bashkiakë

Dekriminalizimi, KQZ iu heq mandatin 18 këshilltarëve bashkiakë

Deklarata e observatorit Sirian: Rusia ka sulmuar edhe civilët

Deklarata e observatorit Sirian: Rusia ka sulmuar edhe civilët

Një avion panoramik 47 milion dollarësh (foto)

Një avion panoramik 47 milion dollarësh (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni