Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Deklarata e çuditshme e Ali Ahmetit që shastisi opinionin maqedonas: ja si komentohet “autogoli” i kreut të BDI-së

by te Sheshi
03/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Deklarata e çuditshme e Ali Ahmetit që shastisi opinionin maqedonas: ja si komentohet “autogoli” i kreut të BDI-së

Nga Mensur Krasniqi

Paksa i trembur, por që në njëfarë mënyre mblodhi guximin pas gjithë atyre ndodhive të tmerrshme për shqiptarët e rajonit të Karadakut, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka vizituar një nga fshatrat e kësaj ane,  Mateqin. Mirëpo, i ballafaquar me praninë e ulët të pjesëmarrësve në tubimin e tij, ai pranoi fajin se kjo ishte një pasqyrë shqetësuese si pasojë e shpërnguljes masive të rinisë nga Maqedonia për shkak të mungesës së investimeve.

“Ato shtatore, ato shkolla që po ndërtohen, ato universitete duan të rinj, duan studentë dhe si do të qëndrojnë njerëzit këtu duke mos ju ofruar perspektivë”, tha Ahmeti si të ishte në opozite e jo në pushtet prej vitesh, duke shkaktuar shastisje e pështjellime në opinionin maqedonas.

Madje me këtë deklaratë të Ahmetit janë habitur edhe oponentët e tij nga tabori kundërshtar, duke hapur dilemën nëse kreu i BDI-së është i vetëdijshëm apo jo se është pjesë e pushtetit prej vitesh.

Sipas nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, nëse dikush dëshiron ta kuptojë se çka është matufosja, ky është Ali Ahmeti.

zeq

“Ndonëse ai është përgjegjësi kryesor që e ka zbrazur dhe lënë të shkretë Likovën(Karadakun), si një plak matuf ai mburret që e ka konstatuar këtë. A ta vajtosh a të tallesh me të? Por, meqë situata është më serioze se matufosja e Ali Ahmetit dhe deklaratat e tij joserioze, më mirë është mos të merret kush me ato deklarime. E vërteta është e hidhur dhe dhimbshme: Likova është rajoni më i pazhvilluar i shqiptarëve të Maqedonisë, shpërngulja është marramendëse, pikërisht sepse partia e z. Ahmetit nuk ka krijuar asnjë perspektivë zhvillimore atje, andaj është bërë detyrimi më i lartë patriotik të ndërhyhet me urgjencë në Likovë, që të mund të shpëtohet ajo që ka mbetur në zonë”,  deklaroi për tesheshi, Zeqirija Ibrahimi.

Megjithatë, Ibrahimi shprehet i bindur se shqiptarët tani më nuk i duan reprizat e mërzitshme dhe e kanë të qartë se nuk ia vlen edhe një herë të mashtrohen. Prandaj 11 dhjetori është një referendum veçmas për popullatën e Likovës, se a dëshiron të dëgjojë pleq të matufosur apo të shohë zhvillim dhe perspektivë për të ardhmen e asaj popullate.

Nga ana tjetër, anëtari i kryesisë qendrore të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vigjilent Leka ka ironizuar me liderin e BDI-së, duke pranuar se Ahmeti ka një përvojë të madhe politike, dhe është nuhatës i mirë i dështimit dhe sukseseve, ku për dallim nga ciklet e kaluara zgjedhore ai fliste si baba i kombit i sigurtë për fitoret e tij, sigurisht të manipuluara, por që sot me këtë deklaratë nuk shfaqet si i tillë, por si një politikan i konsumuar.

vigjilent-leka

“Ai tani është një lider që e ka kapluar panika, ku retorika e tij nacionaliste dhe shqiptaromadhe nuk shkon te veshi i qytetarit të shkatëruar ekonomikisht, një lider që ka një listë të gjatë të bashkëpuntorëve të tij që po hetohen për keqpërdorime të të ardhurave publike, skandale të panumërta, dështime ne çdo sferë, mosrealizim total i premtimeve dhe në fund është e pritshme rrëshqitja e tij publike duke treguar të vërtetën me gojën e vet. Në tubimin që e organizoi në Mateç të Likovës duke mbledhur banorët e gjithë atij rajoni ai pranoi që rinia po ik nga vendi shkaku i mungesës së investimeve, kjo është në rregull, por i lartëpërmenduri harroi që nuk përfaqëson opozitën por si pjesë e pushtetit është direkt përgjegjës për ndodhjen e këtyre fenomeneve”, deklaroi për portalin tesheshi, Vigjilent Leka.

Po ashtu sipas Lekës, Ahmeti edhe pse Kumanovën e sidomos Sllupçanin e Lagjen e Trimave i viziton rrallë e hiç, ai harron se ishin pikërisht ata njerëz të këtyre vendbanimeve që dhanë shumë për një jetë më të mire dhe që ngritën kultin e tij personal. Dhe ashtu sikurse e ngritën rajoni i Karadakut, ashtu do ta poshtërsojnë në ditën e zgjedhjeve Ali Ahmetin së bashku me garniturën e tij.

“Duke i kujtuar gjithë këto ngjarje gafet politike janë të pashmangshme. Nga ana tjetër realiteti politik është në fazën e ndryshimeve, opozita po kosolidohet, sondazhet ndërkombëtare tregojnë për një rënie drastike të partisë në pushtet dhe si kundërvlerë rritjen e vetëdijës qytetare të priur për ndryshime. Z. Ahmetit nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të tenton për tu martirizuar si viktimë e një armiku imagjinar, që realisht nuk ekziston”, përfundoi Leka.

Përveç kundërshtarëve politikë, kjo gafë e Ali Ahmeti ka tërhequr vëmendjen edhe të opinionit të gjërë në Maqedoni, duke e cilësuar si “vetëvrasje” dhe “autogol”, ndërsa autorin – Ali Ahmetin pra –  si “analisti politik”. /tesheshi.com/

Related Posts

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
Sondazhi: kandidatët në zgjedhjet presidenciale amerikane jo të pëlqyer në botën arabe

Sondazhi: kandidatët në zgjedhjet presidenciale amerikane jo të pëlqyer në botën arabe

Skandal skandinav: në një tekst shkollor danez futet një hartë e sajuar e luftës së ftohtë

Skandal skandinav: në një tekst shkollor danez futet një hartë e sajuar e luftës së ftohtë

Drejtësi pa zemër kur s’ke ç’ti japësh: foshnje 11-muajshe në burg!

Drejtësi pa zemër kur s’ke ç’ti japësh: foshnje 11-muajshe në burg!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni