Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dëgjesat publike, Rama në rolin e Aladinit: “Më ka ngordhur pela z. kryeministër, a më blen një tjetër?”

by te Sheshi
19/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Dëgjesat publike, Rama në rolin e Aladinit: “Më ka ngordhur pela z. kryeministër, a më blen një tjetër?”

Ka ndodhur së fundi në një prej bashkive të vogla të Shqipërisë: Një grua me një foshnjë në shpërgënj, shkon tek administrata e bashkisë dhe kërkon aty me instistim që t’i blenin një pelë. Një të tillë që kishte i pat ngordhur dhe kështu që detyrohej të përplasej tek pushteti si një mundësi për t’ja zëvëndësuar.

Si presion ndaj aministratës, madje ndaj vetë kryetarit, ajo kishte marrë dhe foshnjën e saj, që në një moment e la mbi një skrivani plot shkresa zyrtare, sigurisht duke qarë. Ishte pothuajse e pamundur që t’i sqarohej gruas vërtet në hall nga ngordhja e pelës, që ishte e pamundur që bashkia t’ia zëvëndësonte, të paktën ashtu siç e këkonte ajo, pasi më shumë se pelën kërkonte aty te 5 milion lekë për ta blerë atë.

Kërkesën e saj e arsyetonte me pamundësinë për të siguruar të ardhura tashmë që kishte mbetur pa pelë; dhe, nëse ajo do i zëvëndësohej – pra do i jepeshin milionat e duhura për ta blerë një tjetër – me të do shkonte të mblidhte bimë medicinale në mal e të siguronte jetesën.

Në perceptimin e saj kjo mund të ndodhte fare lehtë, ku mjaft të hapej një syrtar, aty në zyrat e bashkisë, e dikush të tërhiqte një sasi lekësh për t’ia dhënë gruas së përvuajtur të mbetur pa pelë.

T’i shpjegoje se nuk mund të funksiononte kështu, edhe nën të qarat pa pushim të foshnjës që kishin pushtuar administratën e bashkisë, ishte pothuajse e pamundur.

Ngjashëm me gruan “në kërkim të pelës”, po shfaqen këto ditë dhe dhjetra e qindra qytetarë që shkojnë e dynden në dëgjesat publike të Ramës, në garë për të marrë mikrofonin e kërkuar nga shefi i qeverisë “pelën që u ka ngordhur”. Dhe kanë deri diku të drejtë, që kur panë atë skenën e Beratit, ku Rama ia zgjidhi atypëraty një gruaje, hallin që e kishte zënë me ALUIZN-in. Edhe pse nuk bëhej fjalë për miliona të dhuruara në dorë, Rama ia dha “pelën e dëshiruar” nënës së gjorë pa pyetur për rregulla, ligje, duke bërë kështu një përgënjeshtrim të moralit të promovuar për “të bërë shtet”. E nga e dinte Rama se ishte ankimtarja në të drejtën e drejtori i ALUIZN-it në të padrejtën?

Dhe ja tani tek shfaqen “pelërkërkuesit” e pambarrimtë, të çdo moshe, të çdo niveli, të rinj, të reja, burra, gra, pleq e plaka, që i qahen Ramës për çdo hall që u ka zënë derën, me shpresën…bindjen më të mirë, të themi se ai, i gjati që i dëgjon me aq vëmendje e stoicizëm heroik, do jua zgjidhë në çast. Kjo e ka shndërruar atë në një “Aladin” në perceptimin e gjindjes, ku shfaqen dy deformacione të mëdha: e para, konceptimi i mbapshtë mbi shtetin që buron në popull, e që duke qenë se shteti përbëhet prej “bijsh populli”, me këtë formë e me këtë mënyrë qasjeje, vështirë të strukturohet siç duhet, si në kuptimin moral e si në atë funksional; dhe e dyta, çdokush sheh vetëm të pasmet e veta kur merr mikrofonin e flet. Pakkush deri askush, nuk flet mbi sfidat e përbashkëta shoqërore, që janë gjithashtu dhe halle të përbashkëta, por gjithësekush sheh të merret vetëm me hallin e vet, si ta zgjidhë me Aladinin-kryeministër përpara, pa iu dhimbsur fort tjetri, e përgjithshmja, e përbashkëta. Dhe është kjo ajo që e bën shoqërinë tonë të dominuar nga padrejtësia.

Ne jemi shoqëri qerthullore, ku çdokush që akuzon është njëherësh dhe i akuzuar.

Askush deri më tani nuk ka dalë që t’i thotë kryeministrit, pavarësisht hallin që mund të ketë, vetëm dy fjalë: Nëse vëtet të dhemb padrejtësia dhe lufton për drejtësi, ti, ne dhe vendin ku jetojmë, sigurisht që do kenë hajër! Kaq është e gjitha. E gjithë formula e Aladinit, në kaq gjë fshihet; por që i pari që nuk e kupton është vetë Rama! /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Sami Lushtaku, pas burgut rihyn fort në politikë: ja si po afron dyshen Veseli-Haradinaj me Pacollin

Sami Lushtaku, pas burgut rihyn fort në politikë: ja si po afron dyshen Veseli-Haradinaj me Pacollin

Gjashtë komunat kosovare që s’do të kenë asnjë përfaqësues në Kuvend

Gjashtë komunat kosovare që s’do të kenë asnjë përfaqësues në Kuvend

Nga avokado te kungulli, ushqimet e duhura për personat mbi 40 vjeç

Nga avokado te kungulli, ushqimet e duhura për personat mbi 40 vjeç

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni