Agjencia turke e lajmeve Anadolu thekson se forcat e ushtrisë turke kanë arritur të marrin lartësinë kryesore të malit Darmak në Afrin dhe kanë vendosur flamurin e kuq me gjysmëhënën e bardhë.
Anadolu thekson se operacioni, në të cilin janë përfshirë edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), ka nisur më 20 janar me qëllim të vendosjes së sigurisë në zonën kufitare.
Forcat turke kanë luftuar me elementët terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it(ISIS).
Mali Darmak ka një rëndësi strategjike në veriperëndim të Afrinit nga ku prej 20 janarit, pjesëtarët e PYD/PKK kanë kryer sulme raketore në qytetin Kilis të Turqisë. /tesheshi.com/