Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Defektet e “Teorisë së Dontit” shfaqen dhe në Maqedoni: fituesi me vota rezulton humbës, humbësi fitues!

by te Sheshi
27/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Defektet e “Teorisë së Dontit” shfaqen dhe në Maqedoni: fituesi me vota rezulton humbës, humbësi fitues!

Nga Mensur Krasniqi

Tashmë, çdo ditë e më tepër po provohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Maqedoni më 11 dhjetor, kanë prodhuar një precedent jo aq të panjohur, kanë sjellë një situatë “Deja vu”-e të zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kështu, ndonëse opozita në Maqedoni njëjtë si kandidatja për presidente në SHBA, Hillary Clinton, de facto kanë dalë fituese të zgjedhjeve për nga numri i votave, de jure i kanë humbur zgjedhjet; dhe e gjithë kjo për shkak të konceptit të përllogaritjes së votave sipas teorisë së Dontit.  Pra, sipas grafikut i cili duket në foto, tregohet se edhe pse VMRO dhe BDI kanë numrin e mjaftueshëm prej 61 mandatesh për të formuar qeverinë, këto dy parti kanë pësuar humbje, nëse i referohemi numrit të votave në total.  VMRO-BDI gjithsej kanë fituar 541 mijë vota, kurse partitë opozitare 612 mijë vota; që do të thotë se dallimi është 70 mijë vota në favor të opozitës, ndërsa e gjitha kjo e fundit së bashku ka siguruar vetëm 59 deputetë.

Për ta kuptuar më mirë se çka në të vërtetë paraqet teoria e Dontit, dhe sa do të ishte legjitime një qeveri e përbërë nga “fitues-humbës”(VMRO-BDI), tesheshi.com iu drejtuar dy  analistëve, Alajdin Demirit, i fokusuar tek politika, si dhe Ajet Rexhepit, ekspert i çështjeve juridike.

Alajdin Demiri: VMRO-BDI, fitues legal por jo legjitim

“Demokracia është një përrallë e egër dhe në asnjë mënyrë nuk e shpreh realitetin. Pras ashtu siç ishte në SHBA ku Clinton humbi edhe pse kishte mbi 2 milion vota më tepër se Trump, ashtu është edhe në Maqedoni, ku me teorinë e Dontit i zhduken votat partive të cilat kanë arritur në pragun për të fituar deputetë dhe të njëjtat i shkojnë partisë e cila në atë njësi zgjedhore ka pasur më shumë vota. Dallimi mes legjitimitetit dhe legalitetit është i madh, ku shifrat aktuale të deputetëve të VMRO-së dhe BDI-së janë legale, mirëpo ato nuk mund të paraqesin një pushtet legjitim, për arsye se për një numër jashtëzakonisht të lartë atyre iu është rënuar elektorati, edhe atë derisa kanë qenë pjesë e pushtetit. Problemi këtu është te koncepti i demokracisë dhe teorisë së Dontit ku përcaktojnë humbësin fitues”.

Ajet Rexhepi: BDI tani më nuk përfaqëson popullin shqiptar, por vetëm votuesit e platformës dhe programit së saj politik

“Qeveria eventuale VMRO-BDI në parim është legale, por nuk ka legjitimitet moral pasi që ajo u arrit duke iu falënderuar këtij sistemi zgjedhor(Teorisë së Dontit) që parasheh 6 njësi zgjedhore ku shqiptarët janë të grumbulluar në njësinë me numër 6, ndërsa vota tjetër shqiptare jashtë asaj njësie zgjedhore nuk e ka peshën e njëjtë. Në përgjithësi, në këto zgjedhje, pa marrë parasysh prejardhjen etnike të votuesve, gjithë janë të vetëdijshëm se populli e tha qartë se nuk pajtohet më me këtë gjendje politike në vend, nuk pajtohet me qeverisjen e VMRO-DPMNE dhe BDI. Populli qartë kërkon ndryshime, edhe atë ndryshime të shpejta, kërkon sqarimin deri në fund të kriminalitetit që del nga përgjimet joligjore telefonike, dhe jo vetëm sqarim, por edhe përgjegjësi, vendime gjyqësore ndaj gjithë atyre që kanë keqpërdorur funkcionet e tyre në të cilat populli i ka votuar të shërbejnë në emrin e tyre dhe për nevojat jetësore të popullit, e jo për përfitime personale të disa individëve.  Pra BDI është përgjegjëse kryesore e kësaj gjendje pasi që një kohë shumë të gjatë ka qëndruar në këtë format qeverisës ndërsa nuk e ka parandaluar nëpërmjet numrit të deputetëve që i ka pas në dispozicion në Kuvend, prandaj populli e ndëshkoi duke votuar për 50% më pak dhe duke votuar në një numër shumë të madhë drejtpërdrejtë LSDM. BDI më nuk përfaqëson kombin shqiptar në Maqedoni, por vetëm votuesit e platformës dhe programit së saj politik”.

Dhe veç faktit paradoksal që kanë fituar më shumë deputetë duke patur më pak vota se opozita, VMRO dhe BDI nuk e kanë lirshmërinë dhe komoditetin që të formojnë një qeveri të qëndrueshme. Ata tashmë po tentojnë të trokasin në të tjera dyer  për të lypur mandate, si gjithnjë shqiptare, dhe për këtë në aksion është vënë Ali Ahmeti. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Rezultatet e PISA-s për arsimin kosovar, ministri  Bajrami i sinqertë: Nuk pres mrekulli as në 2018-ën!

Rezultatet e PISA-s për arsimin kosovar, ministri Bajrami i sinqertë: Nuk pres mrekulli as në 2018-ën!

Reuters: Erdogan thotë se ka prova që koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka mbështetur ISIS-in

Reuters: Erdogan thotë se ka prova që koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka mbështetur ISIS-in

Bashkia “rifut” në PD Gjergj Bojaxhiun, shkak ura e re e Lanës

Bashkia “rifut” në PD Gjergj Bojaxhiun, shkak ura e re e Lanës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni