Edhe pse rreshjet kanë dy ditë që janë ndërprerë, në shumë pjesë të Shqipërisë dëbora e madhe e rënë e ka vështirësuar jetën normale.
Këtë të dielë, Forcat Ajrore u detyruan që të evakuojnë me helikopter 15 persona të izoluar në zonën e Dukagjinit në Shkodër, mes tyre 8 mësues.
Ndërsa nga Dibra vjen pamja-simbol e situatës, ku banorët e një fshati afër Korabit kanë marrë lopatat për ta pastruar vetë rrugën nga dëbora.
Një ditë më parë, po nga Dibra, në media u ofrua pamja e një infermieri që çante heroikisht dëborën për t’ju ofruar njerëzve shërbimin e kërkuar. /tesheshi.com/