Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Debati: Xhamia e re, Stadiumi i ri, Teatri i ri (edhe 6 kullat)….pse jo te Bulevardi i ri?

by te Sheshi
15/07/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Debati: Xhamia e re, Stadiumi i ri, Teatri i ri (edhe 6 kullat)….pse jo te Bulevardi i ri?

Beteja për “Teatrin” është agravuar akoma dhe më shumë, qyshse një treshe “rebele” që qëndronte në kahjen “kundër prishjes”, arriti në pakt me kryebashkiakun Veliaj, që të ndërtohej një i ri, por me disa kushte. Ndër to ishte dhe Arben Derhemi, një prej figurave simbol të protestës disamujore, që pati në krah, ose qe në krah të një tjetër kundërshtari të flaktë, Robert Ndrenikës. Edhe ky i fundit e ka pranuar të riun, për t’u pasuar edhe nga shpërthyesi Bujar Asqeriu.

Por ndërkohë, një pjesë tjetër me në krye dyshen Çipi-Budina, emra jo fort mbresëlënës në sferën e produktit artistik – të paafirmuar për ndonjë vepër ekselente – vijojnë të jenë stoik, së bashku me eksponentët e shoqërisë civile, e padyshim PD-në. Kjo e fundit është në mënyrë determinante në pozitën që ia dikton politika e ditës; duhet të jetë se z’bën kundër, edhe sikur qeveria të jetë qelibar në çdo aspekt.

Por çfarë debati është ai i Teatrit Kombëtar, më saktë reth godinës së tij? Urban, identitar, kulturor, arkitektontik, ekonomik, politik…? Vështirë të ndahet. Të gjitha janë brenda një lëmshi që shfaqet dhe në krizën e debatit që shoqëron të gjithë nivelet e shoqërisë shqiptare; të gjithë duan të dalin të fituar, askush nuk pranon që dhe mund të humbasë. Nga një debat pra.

Debati në fakt duhet të fokusohet në dy drejtime: identitaro-trashëgimor dhe urbanistik.

Edhe pse godina e TK-së nuk ka ndonjë vlerë të spikatur arkitekturore – mungesa e dukshme e çdo ornamentistike – ajo është gjithsesi një histori, është një shenjë identitare që ka ngjitur jo pak në memorien hem artistike e hem urbane të Tiranës.

As Pazari i Tiranës, që u rrafshua për t’u ndërtuar Pallati sovjetik i Kulturës, nuk kishte ndonjë vlerë të spikatur trashëgimie, por ishte një shenjë identitare e kryeqytetit dhe zhbërja e saj ka qenë traumatike.

Nuk është kusht që ajo godinë me patjetër të quhet Teatër Kombëtar. Le t’i hiqet dhe emri përnderues si status special. Por do ishte mirë që të ekzistonte, edhe me status të ndryshuar. Dhe gjithnjë si shenjë identitare.

Sa për skemën PPP, ata që e kundërshtojnë, sidomos nga radhët e artistëve, duhet ta kuptojnë që futen në sinore që nuk janë të tyret. Aq më tepër që skema e financimit nuk ka asnjë lidhje me ta, me aktivitetin e mirëfilltë artistik. Te PPP-ja është e diskutueshme diç tjetër, që ka të bëjë dhe me një tjetër linjë debati mbi Teatrin e ri, atë të vendndërtimit.

Pyetje dhe pikëpyetje bashkë: pse kjo skemë – pra “urdhëro truallin dhe më jep teatrin” – nuk aplikohet te Bulevardi i ri i Tiranës, që në logjikë urbane është zgjatim i zemrës së Tiranës aktuale që ka si qendër policentrike Sheshin Skënderbej e gjithë ç’gjendet rreth e rrotull.

Kur u paraqit vizioni i zgjatimit të Bulevardit kryesor, Dëshmorët e Kombit dhe Zogu i Parë, nga Stacioni i Trenit e deri në Paskuqan, me ideator Edi Ramën – kryetar Bashkie, ky i fundit paralajmëroi zhvendosjen e gjysmës së shtetit te Bulevardi i ri. Dhe është mëse logjike. I riu nuk mund të ketë anash pallate të rëndomta banimi, por ndërtime multifunksionale, pa lënë mënjanë institucione shteti me prezencë impozante, siç Kryeministria, Presidenca, ish-Komiteti Qendror, Piramida, Rogneri, Pallati i Kongreseve, Hotel Dajti, përfshirë dhe Universitetin si kulm të saj.

Ndaj, a nuk do të ishte më mirë që ato kullat që do ndërtojë “Fusha”, krejt në të drejtën e vet, së bashku me Teatri e ri si paketë investimesh, të kalonin te Bulevardi i ri? Në këtë logjike duhej vepruar madje edhe me Stadiumin e ri e Xhaminë e re.

Tirana e ka nevojë urgjente krijimin e një qendre të re policentrike, për t’u shfryrë dhe nga dyndja e madhe deri në pëlcitje, ndërtimore e njerëzore bashkë, te ekzistuesi, aksi Universitet – Sheshi Skënderbej. Dhe rast më të mirë se t’i zhvendosësh aty disa prej veprave të tjera publike, ku veçojnë pra, Stadiumi, Teatri dhe Xhamia, nuk kishte. Do ishin pikërisht këto tre objekte që do të përthithnin kapitale njerëzore, financiare dhe  ekonomike drejt tyre, gjë që do ndikonte mbi një urbanizim edhe kulturor të zonës, ku rretheqark ka enklava të getoizuara me prejardhje rurale.

Le të mbetej “Qemal Stafa”, siç ishte, vetëm me rikonstruksion, në atë cep ku është, për të qenë në cepin tjetër Stadiumi ri. Le të ndërtohej Xhamia e re aty ku pretendohet të jetë Tirana e së ardhmes, pasi qendra e kryeqytetit ka katër xhami; Et’hem Beu, Dine Hoxha, Kokonozët dhe Tabakët. Le të ndërtohej dhe Teatri i ri bashkë me ta, për ta ruajtur një shenjë identitare me të vjetrin.

Kuriozitet: a është çuar nëpër mend kjo? Vështirë që po. Jemi vend ku sundojnë pasionet – edhe interesat po ashtu, nga më dritëshkurtërat – se sa mendja…me interesa afatgjata! /tesheshi.com/               

Related Posts

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Next Post
Poetja Donika Gashi i bashkohet Vetëvendosjes, Kurti: një vlerë e shtuar për ne

Poetja Donika Gashi i bashkohet Vetëvendosjes, Kurti: një vlerë e shtuar për ne

Johnson & Johnson, 417 milionë dollarë kompensim për një padi

Johnson & Johnson, 417 milionë dollarë kompensim për një padi

Trump: do rikandidoj në 2020-ët, s’ka demokrat që më sfidon

Trump: do rikandidoj në 2020-ët, s’ka demokrat që më sfidon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni