Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DEBATI/ Të vërtetat e dëbimit të një turku, standardi i reagimit sot dhe para dy dekadash, kur të rrëmbyer ekzekutoheshin

by te Sheshi
11/01/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
DEBATI/ Të vërtetat e dëbimit të një turku, standardi i reagimit sot dhe para dy dekadash, kur të rrëmbyer ekzekutoheshin

Nga Bujar M. Hoxha

Procedura e kthimit në vendin e tij në fillim të janarit e një turku shkelës ligji mori vëmendje të pajustifikueshme mediatike, e dhënë me të pavërteta dhe e shfrytëzuar për të krijuar perceptime të gabuara te publiku.

Personi në fjalë ishte kapur në mesin e vitit të shkuar nga organet ligjzbatuese shqiptare me dokumente të falsifikuara, me anë të cilave kërkonte ta shfrytëzonte vendin tonë si trampolinë për t’u larguar në një tjetër vend.

Pas një qëndrimi disamujor në burg, atë nuk e priste gjë tjetër veçse dërgimi në atdhe, siç edhe ndodhi; një procedurë e zakonshme për të tillë njerëz. Përdorimi i cilësorit “mësues” para emrit të tij u bë për t’i dhënë ngjarjes tjetër ngjyrim.

Ai ishte një  përdorues i dokumenteve të falsifikuara, asgjë më shumë, dhe iu nënshtrua një procedure rutinë. Organeve tona ligjzbatuese u mjaftonte kaq për ta kthyer mbrapsht këtë person. Për pasojë, për dëbimin e tij, as mund të falënderohet nga një palë qeveria shqiptare, as mund të kryqëzohet nga një palë tjetër. E njëjta gjë vlen për çdo institucion që mund të kërkojë të marrë meritën veç organeve ligjzbatuese.

Siç e pohon dhe një gazetar i BIRN-it në një material gazetaresk të këtyre ditëve, i dëbuari nuk kishte asnjë lidhje të mëhershme në Shqipëri. Kështu, procedura e gjatë e ndalimit dhe e dëbimit nuk pati të bëjë aspak me bindjet e tij politike apo me angazhimet në ndonjë grup të caktuar. Pak rëndësi ka nëse ai është mësues apo diçka tjetër, nëse është pjesë e një lëvizjeje: ai iu nënshtrua procedurës për lëvizjen me dokumente të falsifikuara.

Reagimet joproporcionale për këtë dëbim, akuzat për shkelje të drejtash njerëzore, për prerje në besë, për vasalitet, janë më shumë se të tepërta. Siç është përdorimi i kartës së kërkimit të azilit.

Për t’i vënë në pah plotësisht standardet pa standarde të këtyre “mbrojtësve të të drejtave të njeriut” dhe hipokrizinë e tyre të tejskajshme, mjafton të përmendim një fakt mjaft domethënës.

Kur më tepër se dy dekada më parë pati një fushatë spastrimi të pjesëtarëve të organizatave të ndryshme arabe që vepronin në Shqipëri, me pikëpyetje të mëdha mbi veprimtarinë e tyre, të dyshuar dhe si terroristë, më së paku dy nga ata përfunduan të ekzekutuar atje ku u dërguan.

Fred C. Abrahams, si një njohës i mirë i Shqipërisë dhe me punë në të për shumë vite, shkruan në librin e tij, “Shqipëria e re”, se, “Pas vitit 2001, unë vështrova se si Shqipëria kryesisht muslimane shërbeu si një aleate e devotshme e Shteteve të Bashkuara. Qeveria ndaloi dhe ndihmoi në dorëzimin e personave të dyshuar për terrorizëm…” (fq. 12).

Pra, në çdo rast, ka një precedent të mëhershëm, edhe në rast se pretendohet që personi u dëbua për bindjet dhe veprimtarinë e tij. Edhe po ta marrim të mirëqenë këtë arsyetim, atij dhe askujt tjetër nuk i rrezikohet jeta në Turqi, ku nuk ekziston dënimi me vdekje.

Ndryshe ndodhi atëbotë, kur këtyre “mbrojtësve të të drejtave të njeriut” nuk u dëgjohej zëri. Ja si shkruan Fred C. Abrahams në të njëjtin libër: “Atë dimër nisi në bazën ushtarake Haik-step, jashtë Kajros, gjykimi i njerëzve të lëvizur fshehtazi në Egjipt… I emërtuar si ‘çështja e të kthyerve nga Shqipëria’, ai ishte gjykimi më i madh kundër terrorizmit në Egjipt qëkurse qeveria kishte gjykuar anëtarët e Xhihadit Islamik Egjiptian për vrasjen e Anwar Sadat-it më 1981. Gjithsej u dënuan tetëdhjetëeshtatë veta, dhjetë prej të cilëve me vdekje, duke përfshirë dy nga burrat e kapur në Shqipëri. Të kthyerit nga Shqipëria u ankuan për tortura në Shqipëri dhe Egjipt, duke përfshirë rrahje, goditje elektrike në organet gjenitale, dhe detyrimin për të ndenjur në këmbë për orë të tëra në ujë të ftohtë.‘Nuk mund të them që u arrestuan’, më tha kreu i atëhershëm i SHIK-ut, Fatos Klosi. ‘Ata u kapën, u futën në një aeroplan, dhe u dërguan në Egjipt. Ky veprim nuk ishte tepër ligjor, por i nevojshëm. Mendoj se bëmë mirë.’”(fq. 297)

Shteti ka vepruar dhe kështu, pra, kur i është dashur t’u përgjigjet kërkesave të aleatëve, dhe këtu nuk po vëmë në diskutim atë lloj të vepruari, në ka vepruar mirë apo keq. Vetëm po vendosim në balancë dy lloj reagimesh kundërshtuese: atë të atëhershmin, të paqenë fare, dhe këtë për dëbimin normal të një personi me dokumente të falsifikuara.

Reaguesit me zjarr ndaj dëbimit rutinor të një shkelësi ligji, “mbrojtësit e zellshëm të të drejtave të njeriut”, duhet të shpjegojnë standardet me të cilat veprojnë. Janë mbrojtës të të drejtave njerëzore apo mbrojtës të shkelësve të ligjit? Reagojnë për shkak të bindjeve apo të një axhende? Cili është kuptimi i tyre mbi besën? /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
500 banesat e turqve, Rama në Laç me njeriun e Erdoganit: si do transformohet zona (video)

500 banesat e turqve, Rama në Laç me njeriun e Erdoganit: si do transformohet zona (video)

Ky është gjenerali iranian që gaboi me avionin ukrainas: të vdisja më mirë!

Ky është gjenerali iranian që gaboi me avionin ukrainas: të vdisja më mirë!

E hekurt me Kinën, Tajvani rizgjedh Tsai Ing-wen si presidente

E hekurt me Kinën, Tajvani rizgjedh Tsai Ing-wen si presidente

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni