Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Debati: Ramushi shpjegon vetërritjen e pagës, nga opozita i quhet “vjedhje”

by te Sheshi
01/03/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Debati: Ramushi shpjegon vetërritjen e pagës, nga opozita i quhet “vjedhje”

Nga Blendi Gashi

Ashtu edhe siç pritej, kryeministri Ramush Haradinaj u përplas me opozitarët, Vetëvendosjen e LDK-në, sa i përket vetërritjes së pagës, të tij dhe vartësve në disa nivele qeverisëse, gjë e cila solli reagime nga opinion pak javë më parë. Këto dy parti kërkuan urgjentisht anullimin e vendimit.

Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së vendimin në fjalë e ka quajtur të kundëligjshëm.

“E para, neve vlerësojmë së ky vendim është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, në menaxhimin e financave publike. E dyta, bie në kundërshtim me etiken qeverisëse dhe është haptazi konflikt interesi, dhe e treta vendimi tejkalon kompetencat e qeverisë. Dhe, së fundmi, krijon diskriminim në mes grupeve shoqërorë” ka thënë Hoti.

Ai kërkoi që sa më shpejtë të anulohet vendimi si dhe të sillet në Kuvend Ligji për Pagat në sektorin publik.

Edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka mbështetur kërkesën e LDK-së për anulim të vendimit. “Agjencia Kundër Korrupsion e ka konsideruar vendimin si të paligjshëm e që ka konsumuar veprën penale të konfliktit të interesit”, tha ajo.

Haradinaj s’e përmend kravatën, por ja si e arsyeton rritjen e pagës…

Pas këtyre akuzave, kryeministri Haradinaj ka marrë fjalën për shpjegim, por pa iu qasur këmishave e kravatave në arsyetimin e tij, që siç tha kur doli meseleja, rritja e pagave duhej pikërisht drejtuesit qeveritarë të pajiseshin me to. Jo! Sipas Haradinajt, është zhgënjyese që ai si kryetar i qeverisë të renditet i 69-ti në Kosovë sa i përket pagës më të lartë, ashtu si edhe krerët e gjyqësorit.

“Rritja ka mundësuar nivelizimin e pagave. Në listën e renditjes së nivelit të pagave, kryeministri i vendit tuaj është numër 69. Pra janë 69 zyrtarë tjerë që marrin pagë më të madhe. Është edhe kryetari i Këshillit Prokurorial. Pse është kështu?  Në bazë të rangut, kryeministri e ai i Këshillit Prokurorial nuk mund të jenë në numrin 69. E kam pa vlerësimin e AKK-së, të gjithë jemi jopartiak e partiak dhe e kemi parë mënyrën si i kanë argumentuar ato”, tha ai.

Tutje, Haradinaj ka bërë me dije se çfarëdo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese, ai do e marrë për bazë.

“Ky vendim është në Gjykatën Kushtetuese, si e tillë pres përgjigjen e Gjykatës, e kemi pezulluar. Sido që vendosë gjykata ne e zbatojmë. Është e habitshme indiferenca që ka ndodhë në të kaluarën, po e lëmë ministrin e kryeministrin, por edhe kryeprokurori është në numër 69, e shiheni në listë si janë pagat tjera, tregon vetvetiu se cili ka qenë orientimi ynë. A paraqet kjo shkelje të ligjit për paga, e lus ministrin Hamza të marrë fjalën”, është arsyetuar Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se nëse Kushtetuesja e hedh poshtë vendimin, do i dhimbset; siç ka thënë, jo për vetën por për shkak të gjyqtarëve e prokurorëve.

“Haradinaj vodhi…”

Më i ashpër në kritikat e tij ndaj vendimit të Haradinajt është shprehur kreu i Vetëvendosje-s, Albin Kurti, i cili rritjen e pagave e ka quajtur vjedhje. “T’ia rrisësh pagën vetes është vjedhje. Kjo është si pasojë e fundme e një fenomeni të hershëm. Ne nuk flasim për ekonomi por vetëm financa”, tha Kurti.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia përmendi kravatat kryeministrit, duke i thënë se rritja e pagës për veten është konflikt interesi.

“Unë  e kuptoj pozicionin e kryeministri sepse s’ka dëshirë të renditet i 69 në listën e të paguarve në Kosovë por s’mund të mirëkuptoj rritjen arbitrare të pagës për dy arsye. Përbën konflikt interesi, kur dikush i rrit pagën vetit, dhe në demokraci të zhvilluara këto janë të parandaluara. E dyta ka të bëjë me arsyetimin e dhënë, e para se marr seriozisht blerjen e kravatave por të dytën për nivelin e shmangies së korrupsionit, po. E dyta nuk bëhet pasi lufta e korrupsionit është çështje  e bindjes, pra kur ke bindje nuk varesh nga niveli i pagës”, tha Abdixhiku,

Ministri i Financave: të pritet vendimi i Kushtetueses

Ministri i Financave, Bedri Hamza është munduar ta arsyetojë vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave duke thënë se nuk është hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë.

Ai ka thënë se duhet të pritet vendimi ligjor për të vazhduar më tej me zbatimin ose jo të rritjes së pagave.

“Sa i përket vendimit të parë që ka të bëj me rritjen e pagave të kryeministrit, ministrave dhe kategorive tjera të Qeverisë që pastaj ka implikime edhe të lidhjes së pagave të kategorive tjera, kam thënë edhe më parë dhe tash se duhet të zbatohet kjo gjë në bazë të ligji. Është një vendim që nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar. Nuk është zbatuar dhe nuk është praktikuar ende sepse duam të kemi një sqarim juridik. Pra po presim vendimet e Gjykatave. Pra ligjet që lidhen me reformën e Administratës Publike duhet të sillen në Kuvend dhe të aprovohen”, ka thënë ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Beogradi kundërshton Interpolin: rinovon fletëarrestet për ish-komandantët e UÇK-së

Beogradi kundërshton Interpolin: rinovon fletëarrestet për ish-komandantët e UÇK-së

Kujdes nga ky mesazh në WhatsApp, mund t’ju prishë punë

Kujdes nga ky mesazh në WhatsApp, mund t’ju prishë punë

Putin si Kim Jong-un: mesazh Uashintonit me një raketë të pamposhtur (video)

Putin si Kim Jong-un: mesazh Uashintonit me një raketë të pamposhtur (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni