Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili garon në zgjedhjet e 22 tetorit për një mandat të dytë, është ndërprerë disa herë radhazi nga një pjesë e publikut që kishte marrë pjesë në emisionin “Debat Përnime” të transmetuar në RTV21.
Mbështetësit e kandidatit të PDK-së, Lirak Çelaj, i kanë kujtuar Ahmetit aferën në jahtin e biznesmenit nga Peja Blerim Devolli, duke brohoritur “Coca Cola zero”.
Brohorimat e tyre nuk janë ndalur as kur ka marrë fjalën kandidati të cilin kishin ardhur për ta përkrahur Çelaj.
Pavarësisht kundërshtive, Ahmeti, vendosi t’iu përgjigjet me dashuri.
Më poshtë mund të shihni mënyrën se si është përgjigjur Shpend Ahmeti: /tesheshi.com/