Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar sot ndaj kryeministrit Edi Rama, përsa i takon përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH.
Basha tha se qëndrimi i PD-së kundër kësaj skeme, nuk ndihmon aspak oligarkët, por ndihmon biznesin e vogël.
“Dua të jap një përgjigje për çështjen e TVSH dhe çoroditjen totale. Ai nuk di se çfarë thotë. i referohet statusit të një deputeti që e ka çoroditur akoma më shumë. Ku është ndihma këtu për oligarkët? Oligarkët për ta është që të vendosa barrën e TVSH tek ata që mbajnë frymën gjallë. Trego se sa kontribuojnë oligarkët që rri nga mëngjesi deri në darkë”, u shpreh Basha. /tesheshi.com/