Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Debati në Kuvendin e Kosovës: sytë nga Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës, përplasja për komandantët dhe rilindja e shtetit

by te Sheshi
14/08/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Debati në Kuvendin e Kosovës: sytë nga Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës, përplasja për komandantët dhe rilindja e shtetit

Nga Blendi Gashi

Kuvendi i Kosovës në mungesë të deputetëve të PAN-it, që bojkotuan për herë të pestë seancën konstituive dhe dështimit për të zgjedhur organet drejtuese, kryekuvendarin e nënkryetarët, ka lejuar debatin edhe pse në mungesë kuorumi ku përveç thirrjeve drejt Veselit e Haradinajt që të kthehen në seancë janë hedhur edhe akuza në drejtim të tyre. Si mundësi është përmendur edhe parashtrimi i pyetjeve drejt Gjykatës Kushtetuese për të tejkaluar ngërçin politik.

Padyshim që pika më e nxehtë ishte përplasja e vetëvendosësit Frashër Krasniqi me deputetin e AKR-së, Labinot Tahiri dhe atë të LDK-së, Naser Rugova.

E gjitha nisi kur Krasniqi i quajti të paguximshëm koalicionin PAN me mos pjesëmarrjen e tyre në seancë, duke thënë se Veseli e Haradinaj mbahen për komandantë, por po frikësohen për të ardhur në seancë.

“Haradinaj thoshte se merret me sporte të rënda e tani është fshehur.

Haradinaj është i gatshëm t’i bjerë në gjunjë Listës Serbe dhe kriminelit ordiner Ukë Rugovës për të ruajtur edhe nja dy vjet krimin e vet.

Haradinaj po dëshiron të bëhet kapiten i anijes që po fundoset dhe fundosjen do t’ia bien kur të shkojnë në seancë pasi nuk i kanë numrat”, tha Krasniqi.

Ndaj kësaj deklarate reagoi Tahiri i cili u ka dalë në mbrojtje krerëve të PAN-it duke theksuar se në Kuvend nuk ka nevojë për gjuhë të urrejtjes.

“Unë vetëm i drejtohem popullit që nuk kam ardhur në Kuvendin e Kosovës, për të krijuar një urrejtje mes nesh por mendoj që gjuha parlamentare është ndryshe.

Falënderoj shumë Behgjet Pacollin për kandidimin tim dhe që jam tani këtu si shërbëtor i popullatës.

Më duhet t’i drejtohem zotëri Krasniqit, që komandantët kanë gjithmonë guxim dhe mos të ishin ata komandat as Adem Mikullovci nuk do të kishte përjetuar gjuhën shqipe këtu në Kuvend”, deklaroi Tahiri.

Ai më tej tha se ka njerëz të ndershëm edhe nga komandantët.

“Ka njerëz të ndershëm edhe nga komandantët, ata që janë në Gjykatë mund t’u ndodhë që të gjykohen. Duhet gjuhë tjetër për të ecur përpara, duhet me gjuhë jo-urrejtje, duhet bashkim politik. Pra është e rëndë para këtyre diplomave të fyhen të gjithë komandantët e Kosovës. Institucionet duhet bllokuar me gjuhë e jo me urrejtje”, tha Tahiri.

Ndaj deklaratës së vetëvendosësit Krasniqi ka reaguar edhe deputeti i LDK-së Naser Rugova i cili i bëri thirrje kryesuesit Mikollovci, si deputeti më i moshuar që të drejtojë seancën konform rregullave kushtetuese duke mos lenë mundësi të keqpërdorimit të foltorës.

“Kjo foltore të mos përdoret si në rolin e prokurorit kur është në ulësen e të akuzuarit para gjykatësit. Konform kushtetutës zoti kryesues t’i mblidhni seancat dhe t’i mbyllni kur s’ka korum e të mos debatojmë. Do të vije koha kur do të debatojmë për të gjitha”, tha Rugova, duke i dalë në mbrojtje kështu kushëririt të tij Ukë Rugova.

Një Republikë e re…

Ndërsa për një republikë të re foli vetëvendosësi tjetër, deputeti nga Prizreni Arber Rexhaj i cili po ashtu ngacmoi krerët e PAN-it.

“Kosova ka nevojë për Rilindje dhe këtë nuk mund ta bëjnë as Ramushi, Kadriu e Fatmiri, e as mendësia e tyre politike. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që kanë marrë besimin e qytetarëve, pra Vetëvendosje”, tha Rexhaj.

Sytë nga kushtetuesja…

Pjesa tjetër e debatit shpalosi një kërkesë të re nga koalicioni LAA, ku Avdullah Hoti kryetar i grupit parlamentar të LDK-së ndërsa ka ftuar PAN-istët të rikthehen në seancë, ka bërë thirrje për një tryezë konsultative në mes këtij koalicioni, Vetëvendosjes dhe minoriteteve lidhur me parashtrimin e pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese për situatën e krijuar.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë, ne si koalicion po parashohim të gjitha mundësitë në sqarimin e bazës juridike për dy pyetje që duhet t’i dërgohen Gjykatës Kushtetuese. E para me mospjesëmarrje dhe mos prezantim të kandidatit konsumohet e drejta për Kryetar të Kuvendit dhe e dyta çka ndodh kur një kandidat që propozohet nuk merr mbështetjen e nevojshme”, ka thënë Hoti.

Ndërsa akuza në drejtim të PAN-it për bllokim të institucioneve adresuan edhe deputetë tjerë të VV-së e LDK-së.

Në fund kryesuesi i seancës Adem Mikullovci bëri të ditur se të mërkurën do mbahet dhe një takim konsultativ me të gjitha partitë me një pikë të vetme të rendit të ditës për të caktuar vazhdimin e seancës ku ftoi edhe partinë e tij Vetëvendosje të marrë pjesë. /tesheshi.com/

Tags: debatekosoveKuvend

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Një ngjarje me shumë mister: gruaja lind fetusin e vdekur në shtëpi, ja si e gjen burri

Një tjetër pushues humb jetën në plazhin e Velipojës…

Ja të “dënuarit e mëdhenj” që po mbajnë peng merkaton në Europë

Ja të "dënuarit e mëdhenj" që po mbajnë peng merkaton në Europë

Unaza e madhe e Tiranës vihet në funksionim në shtator: merr fund trafiku mbytës në kryeqytet

Unaza e madhe e Tiranës vihet në funksionim në shtator: merr fund trafiku mbytës në kryeqytet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni