Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Debati mbi Kryeprokurorin: për çfarë (nuk)do të mbahet mend Adriatik Lalla, krahasuar dhe me paraardhësit e tij

by te Sheshi
09/12/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Debati mbi Kryeprokurorin: për çfarë (nuk)do të mbahet mend Adriatik Lalla, krahasuar dhe me paraardhësit e tij

Nga Ermir Hoxha

Politika shqiptare ka si temë kryesore debati këto ditë Kryeprokurorin, jo si emër porsi post, edhe pse emri – Adriatik Llalla – ka peshën e vet përcaktuese në përplasjet mazhorancë – opozitë. Ato janë përfshirë në një debat juridik në lidhje me vijimin ose jo të detyrës nga ana e tij, si dhe në atë politik, ku opozita pretendon se Rama po synon ta bëjë të tijin Kryeprokurorin si post, pas largimit të Llallës.

Ama, në shumësinë e fjalëve, deklaratave e qëndrimeve, gati askush nuk merret me një aspekt thelbësor. A mundi ai, Adriatik Llalla, ta nderonte postin e Kryeprokurorit? Ai mundi ai të lërë pas një kapitull dinjitoz, një model kurajoz, një histori mbresëlënëse për aq sa iu besua ky post, e ku futi në xhep pagat e majme me paratë e taksapaguesve, të njerëzve pra që ndanë dhe për të nga të ardhurat e tyre, ca para me të cilat ai të jetonte duke iu shërbyer?

Vështirë të thuhet se po. Dhe kjo është pjesa që më shumë duhet të hajë debat, pasi është dhe më e dhimbshmja, pasi Adriatik Llalla nuk la pas asgjë, nga ato që shqiptarët e thjeshtë pritën prej tij, por shumëçka nga ato që e skalisin si një dështim të gjallë, profesional e njerëzor, për t’u harruar.

Kur ai e mori postin e Kryeprokurorit, ndryshe nga paraardhësja, Ina Rama, e cila së paku u quajt një “Silvia Konti”, si një tregues që ishtë gjurmëlënëse në karrierë, tek Llalla kjo faqe ishte bosh. Ai vinte nga Kontrolli i Pasurive dhe, pushteti nuk mundi të artikulonte asgjë të ngjashme nëse ai kishte diçka prej “Komisar Katani” në grintën e tij profesionale përsa i shërbente shtetit.

Adriatik Llalla ka ardhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në fillimin e dhjetorit 2012 pas dekretimit të Presidentit Nishani dhe votave në Parlament. Përveç PD-së që e propozoi, Llalla u votua edhe nga deputetë socialistë, ku veçoi Tom Doshi.

Llalla mbahet mend se çdo verë thoshte se në shtator do të niste hetimin ndaj një “peshku të madh”. Dhe sigurisht asgjë nuk  ndodhte.

Më shumë se për hapjen e dosjeve, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është i njohur për mbylljen e tyre. Qeveria e Edi Ramës, denoncoi në Prokurori disa ministra të PD-së, si Arben Imami, Ridvan Bode, Spiro Kserën dhe disa të tjerë.

Llalla çoi në fund vetëm dosjen e Spiro Kserës që u dënua për korrupsion dhe doli pas disa muajsh, ndërsa të tjerët u mbyllën një nga një.

Në vitin 2014, në një mbledhje të Shoqatës së Prokurorëve qëlloi me grusht kreun e shoqatës, Shkëlqim Hajdari, për ta mënjanuar dhe zgjedhur një njeri të tijin në këtë organizëm.

Gjithashtu në këtë kohë ai çmontoi totalisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke i dërguar prokurorët e karrierës në vende ku krimi bënte ligjin. Pra për t’i përballur me bandat. Një shembull?

Ylli Bedalli, një prokuror karriere që ka hetuar dosje të rënda si 14 shtatori apo dosje të trafiqeve të mëdha, edhe pse pranë pensionit u dërgua nga Adriatik Llalla në Laç, që në fakt nuk ishte luajtur nga fiqiri që të shkonte.

Një tjetër transferim që bënte muuu ishte ai i Ardian Nezhës, një prej prokurorëve më ekselentë dhe trajtues i çështjeve të  nxehta, të cilin e çoi në Pukë.

Po ashtu të gjithë prokurorët e dosjeve të mëdha si ato të Remzi Hoxhës apo Gërdecit, i largoi duke i zëvendësuar me njërëz të tij.

Në vitin 2016, Adriatik Llalla ndërmori sulmin më të fortë dhe të paprecedentë ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë. E sakaq, ambasada e SHBA në Tiranë shpalli “non grata” atë dhe një grup prokurorësh rreth tij, duke i hequr vizën amerikane.

Kjo dhe ca arsye të tjera, bënë që  Llalla të shpaloste të vetmen kurajo, por tërësisht idiote, duke e akuzuar Donald Lu-në si “njeri i Soros-it”. (Vërtet Lu mund të jetë njeri i Sorosit, por kjo nuk ka pse thuhet nga një Kryeprokuror që merret me çështje penale dhe jo politike. Të jesh soroist nuk ka implikacione penale).

Dhe kur Ambasada Amerikane akuzoi hapur se Prokuroria e Përgjithshme është kundër reformës në drejtësi, Llalla nëpërmjet shefes së kabinetit, shkroi këtë frazë për ambasadorin amerikan:

“Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë.

Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm.

Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash. Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza.

Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.

Ky reagim i Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, vjen menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit Lu kundrejt institucionit”.

Prej asaj dite prokuroria e Përgjithshme a qenë një institucion në frëngji e izoluar nga çdo marrëdhënie të mëparshme.

Nëse e krahason me parardhësit e tij, Adriatik Llalla nuk do të mbahet mend për asnjë dosje të madhe të hapur ose të zhbiriluar.

Arben Rakipi u bë i njohur për dosjen e 5 ministrave të 1997-ës dhe për dosjen e Azem Hajdarit. Theodhori Sollaku hapi dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës, duke nisur luftën me qeverinë. Kurse Ina Rama hapi edhe më shumë: Gërdecin, 21 Janari, segmentin Durrës-Kukës etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Next Post
LDK, kritika ndaj qeverisë “Haradinaj”: drejtohet me logjikën e odave, e izoluar nga ndërkombëtarët

LDK, kritika ndaj qeverisë “Haradinaj”: drejtohet me logjikën e odave, e izoluar nga ndërkombëtarët

Serbia vijon në “dy karrige”: 10 ditë pas një vizite në NATO, Vuçiç i merr Putinit dhe 6 helikopterë e sisteme raketore

Serbia vijon në “dy karrige”: 10 ditë pas një vizite në NATO, Vuçiç i merr Putinit dhe 6 helikopterë e sisteme raketore

Trump përçan shtetin çek: qeveria dhe presidenti, qëndrimet të kundërta për Jerusalemin

Trump përçan shtetin çek: qeveria dhe presidenti, qëndrimet të kundërta për Jerusalemin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni