Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DEA, të rejat e misionit të vjetër: raporti i para 15 viteve ku paralajmërohej se Shqipëria po kthehej në magazinë të kokainës kolumbiane

by te Sheshi
23/03/2018
in Kronikë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
DEA, të rejat e misionit të vjetër: raporti i para 15 viteve ku paralajmërohej se Shqipëria po kthehej në magazinë të kokainës kolumbiane

Në muajt e fundit po flitet gjithnjë e shumë për DEA-n amerikane si një aktor i rëndësishëm në luftën ndaj narkos-ve shqiptarë.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e përmend shpesh ndihmën e DEA-s, ndërkohë që vetë ambasadori amerikan, Donald Lu ka konfirmuar se oficerët e Drug Enforcment Administration janë këtu për të ndihmuar policinë shqiptare.

Por realisht DEA nuk se e “zbuloi” kaq vonë Shqipërinë, këtë vend ku trafikimi i drogës ndikon fuqishëm në GDP-në kombëtare.

Në vitin 2003, një raport zyrtar i DEA-s paralajmëronte se Shqipëria rrezikon të bëhet një magazinë e kokainës së importuar nga Kolumbia.

“Ka të dhëna investimesh të mëdha në cash prej trafikantëve shqiptarë të kokainës nëpërmjet Greqisë dhe prej aty ata e dërgojnë në Europën Perëndimore duke përdorur Shqipërinë si urë”.

Kjo është pjesë e një raporti konfidencial të Zyrës së Inteligjencës Strategjike të DEA-s në dhjetorin e vitit 2003.

Antidroga amerikane e shënoi menjëherë me të kuqe Shqipërinë pas rritjes së vazhdueshme e baronëve të kokainës që e sillnin atë nga Kolumbia në Greqi.

E mbani mend Sokol Koçiun, ish-shefin Komisariatit të Vlorës e gjithashtu të hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme i cili i arrestua dhe u dënua si pjesë e një grupi që do ta kthente Porto-Palermon e Himarës në një bazë të kokainës kolumbiane?

Ishte viti 2001. Pra, para raportit të fortë të 2003-shit.

Njerëzit e DEA-s zbuluan të gjithë planin e grupit shqiptar ku bënte pjesë Koçiu dhe sollën fotot e famshme ku u zbulua investimi i madh për koainën.

DEA nuk ka një zyrë të sajën në Shqipëri, por kanë zyrën e fuqishme të Athinës, atë të Romës, Zagrebit dhe Sofjes, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm dhe mbulojnë Shqipërinë.

Sidomos zyra e Athinës, e cila ka arritur dy suksese të mëdha vetëm vitin e shkuar: zbardhjen e aktivitetit të grupit të Klement Balilit dhe arrestimin e fierakut Arjan Senaj, një nga bosët shqiptarë të drogës në Greqi.

DEA me një fjalë e njeh mirë jo vetëm ambientin e trafikantëve shqiptarë, ku veprojnë, kush janë dhe me kë bëjnë biznes, por akoma më shumë ka arritur të zbulojë se ku kanë shkuar paratë e këtyre baronëve, si janë investuar në ekonomi dhe si kanë influencuar në politikën e vendit.

E pra, ajo paraja e madhe në qarkullim pas vitit 2000 që e rriti ekonominë me 7 për qind. Bum ndërtimesh ngado, ndërkohë që siç thoshte e ka thënë gjithmonë Shpëtim Nazarko, një ekonomi pa oxhaqe që nxjerrin tym, pra që nuk prodhon.

Ndryshe nga operacioni që DEA veproi në Kolumbi kryesisht në rastin e Pablo Escobarit që ishte i bujshëm dhe shumë “luftarak”, në Shqipëri Agjencia Antidrogë e SHBA-së ka hyrë butë-butë pa zhurmë duke arritur në përfundime dhe rezultate mbresëlënëse.

Bëhet fjalë për dosje të plotë të grupimeve më të fuqishme shqiptare që trafikojnë kokainën nga Kolumbia dhe Ekuadori për në Europën Perëndimore, duke përdorur si urë edhe Shqipërinë.

Siç mësohet, puna e DEA-s ka qenë shumë e detajuar dhe është shtrirë në të gjithë organizatat shqiptare në Gjermani, Holandë, Britaninë e Madhe, Spanjë, Itali, Sllovaki, Greqi etj.

Agjentët amerikanë kanë depërtuar thellë në paratë e narkotrafikut shqiptar duke ndjekur atë nga origjina deri në destinacionin e shpërlarjes apo pastrimit të parave që emërtohet tani.

Me një saktësi kirugjikale është arritur të depërtohet në shoqëritë off shore në parajsa fiskale, prona të paluajtshme, investime financiare, por edhe më: fondacione bamirëse apo blerje veprash arti të shtrenjta që kanë një qëllim të pastrojnë paratë e drogës.

Vetëm pak ditë më parëm Gjykata e Tiranës sekuestroi 10 milionë euro asete të një shqiptari që kishte trafikuar kokainë nga Ekuadori për në Gjermani. Është një dosje e qepur me kujdes nga DEA.

Kapja e mbi gjysmë toni kokainë në Maminas përbënte sasinë më të madhe të kësaj droge të fortë që është sekuestruar në Shqipëri.

Për atë operacion po flitet gjithnjë e më shumë, duke e pasuruar siç ndodh shpesh në Shqipëri me legjenda urbane e teori konspirative të panumërta.

Pse Edi Rama tha që e ka kapur vetëm policia shqiptare dhe a ka rol DEA në këtë operacion? Si ka mundësi që droga u kap në Shqipëri dhe jo në portet e tjera ku anija me banane e ngarkuar në Kolumbi kaloi? Nëse është e vërtetë siç tha dhe Armata Kolumbiane se ata e dinin se kokaina do të vinte në Shqipëri, përse nuk u kap atje?

Janë shumë e shumë pyetje që nuk rreshtin së shtruari për ditë pas një operacioni që ka tronditur jo thjesht ambientin e narkos-ve shqiptarë por të gjithë politikën.

Pyetje që do të mundohemi t’i japim përgjigje në ditët në vazhdim mbi një seri shkrimesh për narkotrafikun shqiptar. Si nisi, sa i fuqishëm është dhe ku janë lidhjet e tij me politikën dhe qarqet e larta. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Ky “iPhone X” kushton 159 dollarë

Ky "iPhone X" kushton 159 dollarë

Vettingu shkakton viktimën e parë: shtëpia në Kanada merr në qafë Lulon e Kushtetueses

Vettingu shkakton viktimën e parë: shtëpia në Kanada merr në qafë Lulon e Kushtetueses

Ish-imami Shefqet Krasniqi shpallet i pafajshëm, flet pas lirimit: falë Zotit, e drejta doli në pah

Ish-imami Shefqet Krasniqi shpallet i pafajshëm, flet pas lirimit: falë Zotit, e drejta doli në pah

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni