Lionel Messi është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit për herë të pestë në karrierë, duke fituar çmimin “Topi i Artë”.
Për të ka votuar edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, që ka parapëlqyer atë ndaj pretendentëve të tjerë.
Pesë pikë për Messi-n, tre për Ronaldo-n dhe një për Muller-in. Kjo ka qenë zgjedhja e teknikut italian.
E ndryshe ka menduar kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Mbrojtësi i Nantës ka vlerësuar të parin yllin portugez, të dytin argjentinasin, dhe të tretin brazilianin Neymar. /tesheshi.com/