Trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi ka qenë shumë i afërt me trajnerin e Turqisë, Fatih Terim, me të cilin ka biseduar rreth një dueli miqësor që këto dy vende do zhvillojnë në datat e lira të FIFA-s dhe UEFA-s, në muajin mars.
Një marrëveshje e tillë pritet të konfirmohet gjatë ditëve në vijim, deri sa gjasat për një miqësore para europianit duken të jenë mjaft të mëdha.
Dy trajnerët do bëjnë përgatitjet e fundit, para se të përzgjedhin futbollistët që do marrin rrugën për në Francë. /tesheshi.com/