Gjashtë të rinj vdiqën të shtypur nga turma gjatë një ikje në panik në klubin e natës “Lanterna azzurra” në Corinaldo, në Madonna del Piano në krahinën e Ankonës. Tragjedia ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit.
Nga të dhënat e para, ka qenë një gjendje e përgjithshme paniku shkaktuar nga një erë e rëndë, ardhur prej një lloj spray të lëshuar në ajër.
Kjo ka bërë që turma deri në atë moment çarkërqejf nga ritmet e muzikës dhe pija, t’u drejtohej daljes emergjente, por që e cila nuk ka funksionuar. Në përpjekje për të dalë nga tjetërkund, edhe andej nga kishin hyrë, disa sosh janë shtypur nga turma. /tesheshi.com/